Avdyl Loshaj, mbërrin nga Holanda letërporosia
03/03/2010 Në dosje edhe dëshmia
Procesi gjyqësor kundër të pandehurve që akuzohen për zhdukjen e mistershme të shqiptaro- maqedonasit Remzi Hoxha, po shkon drejt fundit, ndërkohë që ka mbërritur në dyert e Gjykatës së Krimeve të Rënda letërporosia nga shteti holandez, në të cilën ndodhet dëshmia e Avdyl Loshajt. Ky i fundit ka qenë një ndër personat që është rrëmbyer dhe dhunuar nga SHIK së bashku me Remzi Hoxhën. Ditën e djeshme në sallën e gjyqit është bërë i ditur fakti se nga ana e Ministrisë së Drejtësisë është dërguar letërporosia, e cila duhet që të përkthehet në gjuhën shqipe. Ndërkohë që procesi gjyqësor është shtyrë për shkak të mungesës së njërit prej anëtarëve të trupit gjykues, i cili nuk mund të paraqitej për arsye shëndetësore. Avdyl Loshaj, i mbijetuari nga torturat e SHIK-ut në vitin 1995, është rrëmbyer bashkë me Remzi Hoxhën e Ziso Kristopulin. Dëshmia e tij konsiderohet nga gjykata si një ndër provat kyçe në ngarkim të katër ish- shikasve Arben Sefgjini, Budjon Meçe, Ilri Kumbaro dhe Avni Koldashi. Në dëshminë e tij ai tregon se në qendrën e SHIK-ut në Vajin të Lezhës ka dëgjuar britmat e të ndjerit Remzi Hoxha. “Në Shqipëri më kanë marrë me forcë, më kanë rrëmbyer dhe më pas më kanë dërguar në një kamp. Më kanë keqtrajtuar deri në gradën e fundit. Për arsyet e mësipërme nuk mund të vij në Shqipëri, pasi nuk më sigurohet jeta. Njerëz të SHIK-ut më kanë ndjekur për disa vjet”, shkruan Avdyl Loshaj. Ai ka pohuar paraprakisht se është arrestuar në muajin tetor 1995 në Qytetin Studenti, afër godinës 24. Ai ka thanë se kanë qenë tropojanë ata, që kanë ushtruar tortura ndaj tij. “Ka qenë edhe një person grek. Çfarë ka bërë ai në trupin tim, vetëm kur të vijë dita ndonjëherë që të dal edhe unë para gjyqit mund ta faktoj…”, paralajmëron i mbijetuari i torturave të SHIK-ut. Ai ka dëshmuar se ka firmosur nën dhunën e agjentëve të Shërbimit Informativ disa deklarata të shkruara, të parapërgatitura nga ata. “Bëhej fjalë për atentate ndaj Zef Brozit, kryetarit të Gjykatës së Kasacionit, Prelë Martinit, kryetarit të Gjykatës së Apelit, gjoja se i kishim organizuar ne. Ai ka qenë i aktivizuar politikisht dhe mbështeste idetë nacionaliste shqiptare. Familja e tij është përpjekur gjatë gjithë kohës të informohet se çfarë ka ndodhur me Remzi Hoxhën.
Bashkëpunimi Loshaj- Hoxha
“Thuhej se kisha bashkëpunuar me Remzi Hoxhën për atentatin e Gligorovit në Maqedoni”, ka rrëfyer Loshaj. Loshaj ka deklaruar gjithashtu, se gjatë torturave në qendrën e SHIK-ut në Vajin të Lezhës ka dëgjuar britmat e Remzi Hoxhës. Remzi Hoxha u zhduk në rrethana misterioze në tetor të vitit 1995. Ende sot nuk është zbardhur vendi ku prehet trupi i tij, edhe pse nga familjarët prej vitesh vazhdojnë kërkimet. Avdyl Loshaj është i vetmi person që ka dijeni për veprimtarinë e asaj kohe dhe për torturat e vendin ku mund të jetë trupi i Remzi Hoxhës. Po kështu Avdyl Loshaj nëpërmjet dëshmisë së tij pritet të zbardhë enigmën që ka mbërthyer trupin gjykues dhe vet organin e akuzës për personat që janë tashmë nën hetim gjyqësor. Askush nuk e ka pranuar akuzën edhe pse kanë pranuar faktin tjetër se kanë pasur dijeni në mënyrë jo direkte për ngjarjen e rëndë.