Bonot e privatizimit, vendosen afatet e shpërndarjes
03/03/2010 Udhëzimi i ri do të shpërndajë të gjithë shumën brenda 3 muajsh në bankë
Rishpërndarja e bonove të privatizimit që qytetarët kanë depozituar në fondet e investimeve do të realizohet brenda një afati kohor prej tre muajsh. Ekspertët bëjnë të ditur se brenda një kohe shumë të shkurtër do të dalë udhëzimi i Ministrisë së Financave, i cili do të përcaktojë procedurën e shpërndarjes së bonove të privatizimit të individëve. Udhëzimi në fjalë po përgatitet në kuadër të miratimit të ligjit “Për sipërmarrjet e investimeve kolektive” që u miratua në fund të vitit të kaluar. Ky ligj detyron ministrinë që të kthejë bonot e privatizimit tek individët, por për të bërë të mundur këtë ministri i Financave me udhëzim rregullon procedurat dhe afatet e rishpërndarjes. Sipas kësaj procedure, duke pasur parasysh se të gjitha bonot e privatizimit ndodhen të depozituara në një nga bankat e nivelit të dytë, afati për realizimin e këtij procesi do të jetë tre muaj. Qytetarët kanë një dokument me anë të të cilit vërtetojnë se kanë depozituar bonot pranë këtyre kompanive dhe me atë së cilit së bashku me një dokument identifikimi do të paraqiten në sportele për të tërhequr bonot sipas shumave që kanë depozituar. Megjithatë, gjithçka është ende në kuadër të diskutimeve dhe vetëm kur të përfundojë hartimi i udhëzimit do të saktësohen përfundimisht procedurat që duhet të ndjekin qytetarët për tërheqjen e këtyre bonove. Sipas përllogaritjeve, gjendja e bonove të privatizimit dhe vlera në miliona lekë të shpërndara zë më shumë se 51 miliardë lekë ose rreth 68 për qind. Rreth 24 miliardë lekë janë të pashpërndara dhe në total zënë rreth 75 miliardë lekë bono privatizimi. Në procesin e privatizimit janë përdorur rreth 11 miliardë lekë bono, ndërsa 74 miliardë nuk u arritën të përdoreshin. Sipas përllogaritjeve, janë rreth 750 mijë qytetarë, të cilët përfituan nga letrat me vlerë dhe bonot e privatizimit, shumica e të cilave nuk është futur ende në përdorim dhe pritet që së shpejti të kalojnë për procesin e legalizimeve. Megjithatë, interesi i qytetarëve duket të jetë shumë i ulët, çka ka ndikuar edhe në vlerësimin e bonove në tregun e shkëmbimit valutor.
Kompanitë
Në Shqipëri kanë ekzistuar tri fonde investimesh, që kanë grumbulluar letra me vlerë, ku më e njohura mbetet “Anglo-Adriatika”, në të cilën kanë depozituar bono privatizimi rreth 47 mijë familje shqiptare për një vlerë prej rreth 10 miliardë lekësh. Ligji i ri që u miratua nga Parlamenti parashikon rigjallërimin e tregut të letrave me vlerë si ato të ish-të përndjekurve, bonot e privatizimit, lëshimin e obligacioneve nga kompanitë private, si dhe shitblerja e aksioneve në bursë.
Vlera
Mungesa e udhëzimit në treg për shpërndarjen e bonove të privatizimit, por edhe një mungesë interesi të qytetarëve ka shkaktuar një ulje të vlerës në treg të bonove të privatizimit. Ndërsa në muajin gusht, vlera e bonove arriti deri në 20 për qind, aktualisht në tregun valutor ato blihen vetëm me 8 për qind. Në javën e fundit vlera e bonove ka rënë me disa për qind, kjo për shkak se pas hyrjes në fuqi të ligjit për përdorimin e tyre në procesin e legalizimeve, interesi i qytetarëve ka qenë minimal.