Shkodra nën terr, vidhen sistematikisht kabujt nulë
03/03/2010 Mbeten rreth 18 orë pa drita banorët e lagjes “Daniel Matlija”. Rasti i 10 brenda javëbb
SHKODER- Vjedhja e kabullit të kabinës elektrike ka lënë pa drita për rreth 18 orë banorët e lagjes “Daniel Matlija” të qytetit të Shkodrës. Sipas vetë banorëve, por edhe burimeve nga policia, rreth orës 22:30 të mbrëmjes së hënës është shpërthyer kabina elektrike e lagjes në fjalë dhe është vjedhur kabulli nulë i saj. Personat ende të paidentifikuar janë larguar me shpejtësi nga vendi ku kanë kryer vjedhjen, pasi banorët që kanë dalë me shpejtësi nga banesat nuk kanë parë asnjëri pranë kabinës.
Vjedhja
Heqja e nulit nga kabina ka lënë në errësirë rreth 250 familje të lagjes “Daniel Matlija” të qytetit të Shkodrës. Përveç qëndrimit në errësirë banorët shprehen se shkëputja me forcë e kabullit ka bërë që në një moment të shkojë tension tepër i lartë energjie në banesat e tyre çka ka shkaktuar jo thjesht djegien e llambave, por edhe dëmtimin e mjaft pajisjeve elektro-shtëpiake. Pas lajmërimit menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë dhe grupi hetimor që ka bërë dhe këqyrjen e vendit të ngjarjes. Gjatë kësaj këqyrje është konstatuar se nga kabina elektrike në fjalë janë shkëputur 7 metër linear kabull elektrik të nulit. Sipas policisë, ky është rasti i 10-të brenda 8 ditësh që vidhen kabllot e kabinave elektrike në zonën e Shkodrës. Nisur nga trashësia e kabullit dhe pesha e rëndë e tij prej 10 kilogram bakër, mendohet se keqbërësit vjedhin këtë lloj materiale për ta shitur për skrap, ndaj po hetohet në këtë drejtim. Ndërkohë ndërmarrja elektrike Shkodër ka marrë masat dhe pasditen e sotme kabulli i vjedhur është zëvendësuar, duke i sjellë dhe energjinë banorëve të lagjes “Daniel Matlija”. Por ndërsa energjia elektrike u ka ardhur, banorët e kësaj lagjeje kërkojnë që KESH-i t’u përgjigjet dhe për dëmin që i është shkaktuar gjatë vjedhjes së kabullit. “Ne jemi të gjithë pagues të rregullt të faturave të energjisë elektrike, duke plotësuar detyrimin që kemi ndaj KESH-it. Ashtu si na kërkohen detyrimet edhe KESH-i duhet të përgjigjet për dëmet që na shkaktohen nga ndërhyrjet në kabinat e tyre”, shprehen banorët e lagjes “Daniel Matlija”.