Aventura e tre minoreneve, shiten bizhuteritë e prindërve pë të shkuar në Tiranë
Korçë- Tre vajzat e mitura të zhdukura prej së hënës nga qyteti i Korçës janë gjetur në Tiranë. Teksa policia ka zbardhur edhe skenarin e arratisë së tyre.
Sipas policisë vajzat e moshës 10-13 vjeç pasi kanë marrë bizhuteritë e prindërve, një varëse dhe një unazë floriri, i kanë shitur ato për 500 mijë lekë të vjetra. me paratë ata janë strehuar në një hotel në kryeqytet.
Pas dhënies së alarmit nga prindërit Policia e Korçës ka njoftuar mbrëmjen e djeshme humbjen e tri vajzave të mitura.
Sipas burimeve blu, vajzat që ishin shoqe me njëra-tjetrën janë të moshës 10 dhe 13 vjeç me iniciale B.D, K.Z dhe Xh.H. Të miturat banojnë në Lagjen e francezëve në qytetin e Korçës. Kanë qenë familjarët e tyre ata që kanë bërë denoncimin në polici për humbjen e tyre.
Pronari i hotelit në Tiranë, pasi ka parë lajmit në media ka lajmëruar menjëherë policinë.