Mbeturinat e hedhura kuturu jo vetëm ndotin, por zënë hapësirat (FOTO)
Tiranë- Në Tiranë vijon hedhja e papërgjegjshme e mbeturinave. Në fokus të denoncimit të ndotjes përmes fotografisë sot sjellim imazhe të marra pranë kryqëzimit të 21 Dhjetorit në kryeqytet.
Siç duket edhe nga pamjet kazanët e mbeturinave kanë hapësirë për të mbajtur mbetje, por sërish bizneset dhe banorët e zonës preferojnë ti hedhin pranë tyre.
Imazhe këto jo vetëm ndotëse të ambientit, por edhe tepër të shëmtuara për syrin dhe zënë hapësirat publike.
Gazeta IDEA fton lexuesin e saj të na dërgojë imazhe me fokus denoncimin e ndotjes në adresën tonë elektronike info@gazetaidea.com.
Ndotja skandaloze