E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aventura në Indi

“The Best Exotic Marigold Hotel” i takon atyre filmave sikurse “Enchanted April”, kur nxënësit rriten dhe argëtohen, por kësaj radhe kemi një argëtim ndryshe, që vjen nga britanikët e që shkëmbehet me Amerikën Veriore – traditën për të udhëtuar në vende të nxehta. Në vend të Italisë që ishte trend në vitin 1920, tash është Jaipur në Indi.

Nga regjisori i ‘Shekspiri në dashuri’ John Madden dhe nën interpretimin e një ekipe aktorësh shumë të vlerësuar vjen një komedi dramatike, plot emocione e ndjenja.

Një grup të moshuarish britanikë vendosin që pleqërinë ta kalojnë në një hotel luksoz në Indi.

Por me të mbërritur, duket qartë se hoteli është shumë ndryshe nga ç’tregonin reklamat dhe aventurat që do të kalojnë aty do t’u ndryshojnë përgjithmonë jetën.

Pra, bëhet fjalë për shtatë pleq, të cilët para kanë por dëshirojnë që të heqin mërzinë e pensionit dhe ata joshen nga një reklamë ku thuhet se sapo është hapur hoteli më i mirë ekzotik Marigold në Jaipur. Më të mbërritur gjërat për ta ndryshojnë.

Në rolet kryesore të filmit paraqitet Judi Dench, Maggie Smith, Tom Wilkinson, Bill Nighy, që ja bëjnë këtë film dy orësh shumë të afërt me ju, të kuptueshëm madje edhe për shijen e ushqimit të anglofilëve, të cilët ata e konsumojnë në “Downton Abbey.”

Pavarësisht se nuk është aq i pastër apo i rehatshëm, ajo fantazia britanike për të falënderuar vetveten është e pranishme edhe në këtë film.

Filmi është bërë me regji të John Madden (“Shakespeare in Love”), kurse skenari është shkruar nga Ol Parker dhe bazohet në romanin e Deborah Moggach “These Foolish Things”, fillon me disa skeçe të udhëtarëve. Evelyn Greenslade (Dench), blogu i së cilës në internet lexohet shumë, tashmë është një e ve dhe detyrohet të shet shtëpinë e saj pasi që mëson se burri i saj e ka tradhtuar. Evelyn është një lojë, një grua angleze e cila dëshiron që të komunikojë edhe me një operator robotik në Indi vetëm që të harrojë ndarjen. Së pari, në Jaipur ajo merr shumicën e punëtorëve të saj që kishin punuar në një qendër.

Douglas dhe Jean Ainslie (Nighy dhe Penelope Wilton) janë një çift gërnjarësh të cilët e kanë kaluar tërë jetën duke kursyer për bijën e tyre që në fund kishte dështuar. Jean refuzon ta lë hotelin porsa të arrin dhe pas refuzimit të saj të gjithë udhëtarët dhe burri i saj arrin që të gjurmojnë tempuj afër të cilët kënaqesh duke i shikuar.

Madge Hardcastle (Celia Imrie) dhe Norman Cousins (Ronald Pickup) janë dy pleq aventurioz që kanë një romancë krenare. Në një pikë Madge provon që flet më ta ashtu sikurse bëjnë indianë duke u bërë princesha Margaret por tashmë ajo kishte kaluar disa vjet. Norman që paraqitet qysh në fillim të filmit është një person shumë i lënduar në vitet e tij të pleqërisë dhe e ka më së vështiri atje për shkak se nuk ja del të bëj asgjë pa viagrat e tij.

Graham Dashwood (Wilkinson), është një i pensionuar, që është rritur në Jaipur dhe rikthehet atje për herë të parë që nga rinia e tij. Një person homoseksual “ më shumë në teori së në praktikë” e cilëson vetën ai përderisa arrin të lidhet me një vajzë të dashur indiane, e cila ishte shpallur e pamoralshme nga familja për shkak se nuk ishte martuar me djalin që ata ja kishin propozuar.

Muriel Donnelly (Smith), është një ksenofobe raciste e pensionuar nga punët shtëpiake e cila po ashtu duhet të bëj një operacion të lirë në Indi të cilin nuk mund ta bëj në Angli.

Të gjithë karakteret e këtij filmi janë aktorë të përzgjedhur, e të cilët kanë luajtur edhe filma të tjerë që kanë lidhje me Indinë.

Mikpritës në hotelin e tyre është Sonny Kapoor (Dev Patel), që është një person jashtëzakonisht i paorganizuar por një i ri entuziast i cili refuzon t’i informoj mysafirët e tij për kohën sa rrinë në hotel, kohën kur punojnë telefonat dhe deri në cilën orë mund të rrinë jashtë. Patel (luan rolin kryesor në “Slumdog Millionaire”) është personi që i jep humor filmit me një paraqitje interesante dhe ndryshe nga ç’jemi mësuar ta shohim atë.

“The Best Exotic Marigold Hotel” pa përcjelljen e prindërve shikohet nga personat mbi moshën 13 vjeçare dhe do të shfaqet nga fillimi i javës së ardhshme.

-------

The Best Exotic Marigold Hotel

Regjia: John Madden; skenari: Ol Parker, bazuar në romanin “These Foolish Things”, të Deborah Moggach; drejtor i fotografisë: Ben Davis; montazha: Chris Gill; muzika: Thomas Newman; dizajner: Alan MacDonald; kostumet: Louise Stjernsward; producent: Graham Broadbent dhe Pete Czernin; Distributor: Fox Searchlight Pictures. Kohëzgjatja: 2 orë 2 minuta.

Aktorë: Judi Dench (Evelyn Greenslade), Bill Nighy (Douglas Ainslie), Penelope Wilton (Jean Ainslie), Dev Patel (Sonny Kapoor), Celia Imrie (Madge Hardcastle), Ronald Pickup (Norman Cousins), Tom Wilkinson (Graham Dashwood), Maggie Smith (Muriel Donnelly) dhe Tena Desae (Sunaina).

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›