E Diel, 1 Nëntor 2026

Aviacioni Civil i heq licensenper fluturim Albanian Airlines

Te tjera rreth shkrimit Protesta e pasagjereve per vonesat e Belle Air Permes nje letre te shperndare ne mbremje kompania ajrore me flamur shqiptar albanian Airlines ben te ditur se Aviacioni Civil i ka revokuar licensen per fluturim. Tremjie pasagjere qe kishin prenotuar bileta mbesin ne toke. Kjo kompani akuzon Aviacionin Civil se favorizon kompanine Belleair.

Ja deklarata

Arsyeja qe ju shkruajme sot ka te beje me nje veprim te padrejte qe ka ndodhur sot ndaj kompanise Albanian Airlines me nje vendim pa paralajmerim te leshuar nga Autoriteti I Aviacionit Civil te Repubikes se Shqiperise. Vendim I cili revokon certifikaten e operimit ajror AOC-Al 065. Kjo nenkupton bllokimin e operimit te kompanise ne nje menyre te padrejte duke sjelle si pasoje anullimin e fluturimeve.
Heqja e kesaj certificate bie ne kundershtim me vendimin e marre nga kjo drejtori kater muaj me pare ne 25 korrik 2011 ku pas prezences se vazhdueshme te auditit nga Autoritetet Nacionale te Aviacionit Civil Shqiptar si dhe Auditoreve Nderkombetar te Nenkontraktuar nga ky autoritet kompania Albanian Airlines kaloi me sukses kete kontroll dhe rinovoi certifikaten e operimit ajror per 15 muajafat maksimal I mundshem.Kjo tregon qe Albanian Airlines ka qene gjithmone konform rregullave te Bashkimit Europian dhe ne kooperim te mire me Auditet dhe Autoritetet Shqipetare dhe te Huajcka eshte faktori me I rendesisishem ne sigurine dhe besueshmerie e operimeve.

Vec ketij vendimi abuziv Aviacioni Civil na ka keshilluar qe te mbrojme pasagjeret tek kompania konkuruese Belle Air. Kjo eshte nje shprehje e qarte e interesave klienteliste dhe konkurrences se padrejte. Forma dhe permbajtja e kesaj letre eshte abuzive dhe sjell pasoja te pariparueshme te karakterit ekonomik dhe social duke qene keshtu dhe nje antireklame e pamenjanueshme per kompanine tone. Kjo tregohet edhe me faktin qe lajmi per revokimin e certificates Operimit Ajror u publikua ne media para sesa te mberrinte ne zyrat e komanise sone.

Shoqeria do te ndjeke te gjitha rruget ligjore te mundshme per te mbrojtur veten nga ky veprim I padrejte dhe ne te njejten kohe siguron pasagjeret tane qe pavarsisht kesaj tentative per ta demtuar kompanine Albanian Airlines ne do te jemi ketu per tu sherbyer atyre ashtu si u kemi sherbyer gjithmone.
Kompania dhe stafi I saj do te vazhdoje punen e tyre per te zgjidhur kete situate.

NE MENGJES U BLLOKUA 4 AVIONE
Kater avione te kompanive shqiptare te fluturimit Albania Airlines dhe BelleAir nuk do te fluturojne me. Vendimi eshte marre nga Autoriteti shqiptar i Aviacionit Civil.

Avionet hiqen nga qarkullimi pasi nuk plotesojne kriteret e detyruara nga Komisioni Europian per rregullat e fluturimit. Lajmi eshte bere i ditur nga Ministri I Transporteve Sokol Olldashi.

PROBLEME ME FLUTURIMET
Vetem gjate dites se djeshme shume pasagjere te cilet kishin prenotuar te udhetonin me BelleAir denoncuan ne media probleme serioze me vonesat anulimet e avioneve por dhe mohimin e respektimit te te drejtave te udhetareve sic parashikon karta e Bashkimit Europian.

KUVENDI MIRATON LIGJIN PER AUTORITETIN E AVIACIONIT CIVIL
Kuvendi miratoi sot me votat e deputeteve te maxhorances dhe opozites ratifikimin e nje marreveshje ndihme me qeverine e SHBA-se per nje qeverisje te drejte dhe demokratike si dhe disa ndryshime ne ligjin Per autoritetin e aviacionit civil. Ministri i Transporteve Sokol Olldashi tha se me ndryshimet e propozuara ne konsulence dhe me Bashkimin Europian Autoriteti i Aviacionit Civil AAC merr nje pavaresi thuajse te plote. Sipas tij AAC sot ka kompetenca te plota edhe ne miratimin e rregulloreve teknike ku nuk duhet te nderhyje politkberja e qeverise si dhe ne hartimin e buxheteve te brendshme.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›