E Shtunë, 31 Tetor 2026

Itali Mario Monti premierPartite e opozites lekunden

Partite e opoziotes ne Itali nuk jane ne nje mendje per Mario Montin si pasues te Berluskonit. Di Pietro Fini dhe Bersani jane tre lider me tre qendrime te ndryshme. Italia e Vlerave e Antonio Di Pietros IDV i thote jo kesaj qeverie Nuk do ta votojme kete qeveri teknike dhe nuk i japim besimin. Po pergatitet nje qeveri qe i pergjigjet interesave bankare interesave financiare dhe jo interesave te qytetareve italiane deklaroi Di Pietro ne nje emision televiziv te mengjesit te dites se sotme.

FINI MBESHTET MONTIN

I kundert me Di Pietron eshte qendrimi i Presidentit te Dhomes se deputeteve Gianfranco Fini i cili kerkon nje qeveri te forte dhe te afte pa shkuar ne zgjedhje te parakohshme. Duhet nje sinjal i forte per tregjet deklaroi gjithashtu ne mengjes ne nje program televiziv Gianfranco Fini. Mendimi im ndash tha Fini ndash eshte se duhet te kemi nje qeveri te drejtuar nga nje person qe ka besueshmeri te forte nderkombetare. Sa i takon emrit te Mario Montit Fini tha se mund te jete emri i drejte por kete duhet ta vendose vete ai.

BERSANI NGURRON

Jemi dakord me nje qeveri tjeter por para te gjithave vjen Italia tha Bersani. PD do te jete e fundit qe do ti heqe prizen nje qeverie te emergjences por nuk kemi frike as zgjedhjet e parakohshme. Para se gjithash jemi te shqetesuar per gjendjen e Italise. Jemi te interesuar per nje qeveri me perfshirje sa me te gjere.

KONFINDUSTRIA

Edhe Emma Marcegaglia presidente e Konfindustrise italiane u shpreh dakord per nje qeveri teknike te drejtuar nga Mario Monti. Besojme se vendit i duhet nje qeveri me mazhorancen sa me te gjere qe te riktheje kredibilitetin e Italise dhe te ndermarre ligje dhe reforma sa me shpejt te jete e mundur.

MONTEZEMOLO MONTI ESHTE E VETMJA ZGJIDHJE

Nje qeveri e drejtuar nga Monti qe te kete miratimin me te gjere te mundshem nga ana e politikes eshte e vetmja zgjidhje ne gjendje te coi vendin larg gremines nenvizoi ne nje shenim Luca Cordero di Monetezemolo president i Italia Futura.

ALFANO NA NGELET TE VOTOJME POR LE TE VENDOS NAPOLITANO

Ne punojme per te miren e vendit komiteti jone i presidences kishte vendosur qe pas qeverise Berlusconi duhesh shkuar ne votime por te mos e mbivendosim zerin tone atij te presidentit te republikes tha Angelino Alfano

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›