E Diel, 1 Nëntor 2026

Avionët irakianë të Sadam Hyseinit gjenden në Serbi

Zyrtarët e Ministrisë janë duke negociuar me autoritetet serbe për të mundësuar kthimin e avionëve. Qeveria e Serbisë ka premtuar se do të mundësojë kthimin e dy avionëve, të cilët do të jenë në gjendje për përdorim të menjëhershëm, ndërkaq pjesa tjetër do të kthehet me afat të caktuar.

Një delegacion irakian ka vizituar Serbinë në kuadër të përpjekjeve nga qeveria për të lokalizuar mjetet që janë dërguar jashtë Irakut nga Sadam Hysein, për të shmangur sanksionet. Serbia ka pasur raporte miqësore me Qeverinë e Sadam Hyseinit.

Zyrtarët serbë të mbrojtjes i kanë thënë delegacionit irakian se Hysein kishte dërguar 19 avionë luftarakë për riparim në Serbi, gjatë luftës irako-iraniane, por nuk ka pasur mundësi t’i kthejë prapa për shkak të sanksioneve.

Ministria irakiane e Mbrojtjes ka dalë me këtë shpjegim si kundërpërgjigje ndaj njoftimeve në Irak se negociata të fshehta janë duke u zhvilluar me Serbinë në ndërlidhje me një marrëveshje korruptive për armatimin.

Në Beograd, ndërkaq, agjencia e lajmeve B92 ka raportuar se Serbia ka arritur një marrëveshje për eksportimin e armëve me Irakun, që do të mundësojë punësimin e 6,000 njerëzve në gjashtë fabrika ushtarake. Vitin e kaluar, Serbia ka eksportuar armë në Irak në vlerë prej 235 milionë dollarësh.

                                                                                             

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›