E Shtunë, 31 Tetor 2026

Uragani Himena rrezikon brigjet meksikane

Himena është identifikuar si një stuhizë e rrezikshme që në formimin e saj, ndërkohë që tani është në kategorinë 4 dhe po lëviz drejt brigjeve të Gadishullit Baha Kalifornia, me një shpejtësi 230 km në orë. Banorët kanë përgatitur ushqimet dhe veshmbathjet e domosdoshme për t’u larguar nga shtëpitë.

“Nëse Himena zbret në tokë si një uragan i kategorisë 4, atëherë pasojat do të jenë të mëdha”, njoftojnë meteorologët. Ndërkohë nuk është marrë ende një vendim për takimin e ekonomistëve të OECD-së, që pritet të mbahet në Los Kabos, qytet i cili përfshihet në rrezen e mundshme të zbarkimit te Himenës. 

                                                                                             

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›