E Diel, 1 Nëntor 2026

Avionët italianë monitorim në Tiranë, evidentohen “zonat e zeza” ku mbillet kanabis

TIRANE- Bashkëpunimi i policisë italiane dhe asaj shqiptare me qëllim monitorimin e territorit nga ajri për identifikimin e sipërfaqeve të kultivuara me bimë narkotike ka vijuar dhe gjatë këtij viti.

2 mjete të Guardia di Finanza që prej qershorit kanë monitoruar dhe fotografuar të gjithë territorin e Shqipërisë ku me anë të një programin dallohet cdo bimë narkotike që kanë një reflektim në një mënyrë të ndryshme nga bimët e tjera. Burime të policisë së shtetit bëjnë me dije se pas një periudhe prej 3 javësh ka përfunduar evidentimin i plotë i zonave problematike ku vijon ende kultivimi i kanabis sativa.

Një grup i Interforce Italia dhe i policisë së shtetit gjatë javës pritet të zbulojë dhe detajet e këtij operacioni duke bërë me dije dhe numrin e saktë të zonave ku kultivohet. Gjatë vitit 2012 nëpërmjet bashkëpunimit me policinë italiane u arrit asgjesimi i një numri të konsiderueshëm zonash mbjellje me një numër total prej 76 ngastrash. Faza e dyte për vitin 201 do të nis ne muajin gusht deri në shtator.
(e.m/news24/BalkanWeb)
Lidhje te tjera VIDEO: Monitorimi me avion në Tiranë, evidentohen “zonat e zeza” ku mbillet kanabis

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›