Tatimet dhe evazioni, G20: Mbështetje ndalimit të shmangies globale
Ministrat e Financave i kombeve udhëheqëse nga grupi G20 kanë mbështetur zyrtarisht planet për të trajtuar shmangien ndërkombëtare të taksave dhe evazionin fiskal.
Një deklaratë e lëshuar më herët mbështet shkëmbimin automatik të informacionit tatimor ndërmjet vendeve.
Ajo gjithashtu mbështet planet e bëra nga Organizata për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim për të ndaluar firmat për të lëvizur fitimet e tyre përtej kufijve me qëllim për të shmangur taksat.
OECD-ja tha se disa firma abuzojnë me rregullat aktuale për të shmangur tatimin. Ministrat e financave të G20 u takuan në Moskë gjatë dy ditëve të fundit, raporton BBC-ja.
Kancelari britanik George Osborne tha se njoftimi ishte një “hap i rëndësishëm drejt një sistemi tatimor global që është i drejtë dhe i përshtatshëm për qëllimin për ekonominë moderne”.