Avioni godet lopën

Gjatë aterrimit në një aeroport në Indonezi e ka goditur një lopë që gjendje në pistë e pas aksidenti në të cilin nuk pati të lënduar, u shty fluturimi i disa avionëve.
Avion i kompanisë më të madhe private Lion Air, i tipit "boing 737-800", në të cilin ishin 117 udhëtarë po përgatitej të aterronte në aeroportin Xhalaludin në ujdhesën Sulavesi.
Siç kumtoi Ministria e Transportit , gjatë aterrimit në pistë ishin gjendur tri lopë e avioni e goditi njërën nga to./Indeksonline/