Avioni i “Air France” me probleme që në ajër
Paris - Avioni i rrëzuar i kompanisë “Air France” mund të ketë pasur probleme që në ajër. Këtë pistë e përforcojnë autopsitë paraprake që kanë kryer mjekët-ligjorë në trupat e viktimave. “Trupat kanë rënë nga një lartësi e madhe dhe shpejtësia e fluturimit ka grisur rrobat e tyre. Ata janë gjetur vetëm me të brendshme veshur, dhe me fraktura në të gjithë trupin. Nuk është gjetur ujë në mushkëri, dhe të djegura në trupin e tyre”, thuhet në autopsinë e viktimave.
Këto fakte përforcojnë dyshimet e një aksidenti që në ajër, i cili nuk ka ardhur nga ndonjë shpërthim. Avioni i “Air France” u rrëzua në mënyrë misterioze në Oqeanin Atlantik më 31 maj, dhe deri tani ekspertët nuk kanë zbuluar akoma shkaqet e rrëzimit të tij.