E Shtunë, 31 Tetor 2026

Votimet, LSI e shqetësuar

Tiranë -Lëvizja Socialiste për Integrim ka shprehur shqetësimin e saj për mbarëvajtjen e procesit para-elektoral dhe për mbulesën e njëanshme mediatike që po i serviret qytetarëve shqiptarë gjatë kësaj fushate. Në një konferencë për shtyp, zëdhënësi i LSI-së, Ralf Gjoni tha se shqetësim ishte varfëria e debateve politike. “Po vëmë re një tendencë gjithnjë e në rritje të tërheqjes së vëmendjes së elektoratit prej çështjeve kryesore të fushatës, duke e përqendruar debatin në retorika boshe, premtime pompoze elektorale apo duke hedhur akuza të panumërta mbi kartat e identitetit”-tha zëdhënësi.

Ai shtoi se Lëvizja Socialiste për Integrim ka kërkuar nga dy partitë e mëdha të ulen në tavolinë për t’a zgjidhur çështjen që ka të bëjë me kartat e identitetit. “U bëjmë thirrje edhe një herë Partisë Demokratike dhe Partisë Socialiste të përqendrohen tek zgjidhja dhe jo tek akuzat e ndërsjellta mediatike që nuk shërbejnë për zgjidhjen e këtij problemi. Ne jemi gati të kontribuojmë për gjetjen e një kompromisi në shërbim të zgjedhësve dhe për të garantuar standarte bashkëkohore në 28 Qershor”-nënvizoi Gjoni.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›