Iran, përleshje mes policisë dhe simpatizantëve të Moussavi
Iran - Mbështetësit e kandidatit për president në Iran, Mir Housein Moussavi, kanë filluar përleshjet me policinë, pasi ata kundërshtojnë rezultatet e zgjedhjeve që nxjerrin fitues Mahmoud Ahmedinejad. Simpatizantë të Moussavi janë mbledhur përpara zyrës së tij elektorale në Teheran.
“Kanë shkatërruar vendin për katër vjet dhe duan ta bëjnë sërish edhe katër vjet të tjera”- ishin thirrjet e protestuesve. Ndërkohë policia iraniane ka ndërhyrë për të qetësuar gjendjen dhe të shpërndajë protestuesit.
Presidenti Mamoud Ahmedinejad doli sërish fitues në këto zgjedhje me 65 % te votave. Rezultati kundërshtohet nga Moussavi dhe mbështetësit e tij për anomali dhe manipulime në procesin zgjedhor.