E Shtunë, 31 Tetor 2026

Avioni i “Albanian Airlines” perfundon ne Bratislavë

TIRANE- Avioni me 110 pasagjere ne bord i kompanise “Albanian Airlines” niset nga aeroporti i Rinasit ne Tirane me destinacion Bolonjen ne Itali, por perfundon ne Bratislave te Sllovakise. Tre ore fluturim ne qiejt evropiane kane vene ne panik udhetaret, kryesisht shqiptare, qe jane nisur nga “Nene Tereza” prej ores 15:00, ndersa u ulen ne pisten sllovake ne oren 18:00. Asnje sqarim per skandalin qe kishte ndodhur dhe vetem me shpjegimet se “avioni ka nje defekt te vogel”, paniku te pasagjeret eshte rritur ne maksimum, derisa kane zbritur nga shkallet e mjetit fluturues. Por panikut me pas do i linte vendin indinjates dhe ankthit, pasi 110 personat, gra, femije dhe burra jane izoluar ne nje dhome te veçante, pa asnje sqarim per orarin kur do niseshin drejt Bolonjes, destinacionit per te cilin kishin paguar edhe parate e biletes. Pasagjeret u ankuan se shkak eshte bere mospagesa e piloteve sllovake nga kompania, qe ne shenje pakenaqesie kane sorollatur 140 pasagjere ne ajer per tre ore, duke i frikesuar. Ne nje reagim zyrtar “Albanian Airlines” deklaroi se “mos besoni te gjitha ato qe degjoni”, por fakti ka qene se pasagjeret ishin nisur ne Bolonja dhe perfunduan ne Bratislave, qytete qindra kilometra larg njera-tjetres. Problemet kishin nisur prej dites se djeshme ne aeroportin e Rinasit, “Nene Tereza”. Teksa pasagjeret e shoqeruar nga familjaret e tyre ne aeroport prisnin imbarkimin ne mjetin fluturues te “Albanian Airlines”, u komunikua nje defekt ne motor qe shkaktoi vonese prej 90 minutash. Avioni qe duhej te nisej rreth ores 14:00, u ngrit nga pista rreth ores 15:00 dhe udhetaret kane kujtuar se gjithçka ishte qetesuar. Por çudia do te vinte kur fluturimi zgjati me shume se nje ore, nga çfare llogaritej normalisht per linjen Tirane-Bolonja. Mjeti ndryshon drejtim dhe perfundon ne Sllovaki. Te habitur dhe te frikesuar gjate rruges, pasagjeret kane kujtuar per ndonje defekt dhe deri ne ndonje akt terrorist, por stjuardesat dhe stafi i piloteve sllovake, u ka shpjeguar se kishte probleme ne fluturim dhe deri tek ankesat per mos pagesen e rrogave nga kompania. Pasi kane zbritur ne aeroportin e Bratislaves, autoritetet kane dhene leje per ulje, pasagjeret jane shoqeruar nga forcat e sigurise dhe me pas izoluar rreth ores 19:00 ne nje dhome te veçante. Te shqetesuar familjaret dhe me pas vete udhetaret jane ankuar publikisht ne media per kete çrregullim dhe skandal ne fluturim. Teksa eshte deklaruar problemi i rrogave dhe pakenaqesia e piloteve si shkak per ngjarjen, “Albanian Airlines” reagoi mbreme duke thene se ka qene nje defekt shkaku i voneses dhe ndryshimit te destinacionit dhe jo rrogat e piloteve. Gjithsesi avioni ne pronesi te kompanise “Air Sllovakia”, por i dhene me qira tek “Albanian Airlines” prej 3 muajsh, ka qendruar tre ore ne ajer dhe me pas eshte ulur ne nje aeroport, qe mund te ishte edhe i Bolonjes, me afer se sa Bratislava. “Ne kemi derguar nje mjet tjeter çarter per transportin e 110 pasagjereve. Nuk jane te verteta ato qe thuhen”, ishte reagimi i kompanise mbremjen e djeshme. Dergimin e nje tjeter avioni u konfirmua edhe nga Ministria e Transporteve, Puneve Publike dhe Telekomunikacionit. A. Q

Ministria e Jashtme: Derguam ne Bratislave te ngarkuarin me pune
Skandali me ndryshimin e destinacionit ne fluturim te avionit te kompanise ajrore “Albanian Airlines” ve ne alarm edhe Ministrine e Puneve te Jashtme. Ne nje deklarate zyrtare te dhene mbreme, MPJ informonte se ishte vene ne dijeni te incidentit te ndodhur ne Bratislave. “MPJ eshte informuar nga Drejtoria e Aviacionit Civil. Menjehere eshte derguar urgjent i ngarkuari me pune Egin Ceka, nga Viena ne Bratislave. Ceka pritet te marre kontakt me pasagjeret brenda 2 oreve, pavaresisht kushteve te veshtira atmosferike. Ne gjendje alerti eshte edhe ambasada jone ne Prage”, njoftoi ministria nepermjet zedhenesit te saj per kete ngjarje.

Dyshohen problemet qiramarres-qiradhenes
Kompania ajrore sapo eshte blere nga nje shoqeri e huaj. Kompania qira-dhenese duket se nuk eshte paguar nga kompania qira-marrese “Albanian Airlines”, ndaj dhe reagimi ka qene ekstrem, ku pilotet e irrituar kane marre “peng” avionin qe ne vend te ulej ne Bolonja ka arritur ne Bratislave te Sllovakise, pa u shqetesuar nga kontrolloret ajrore te asnje shteti. Mesohet se avioni eshte prone e “Air Sllovakia” dhe prej 3 muajsh i eshte dhene “Albanian Airlines”. Perfaqesuesi i kompanise deklaroi se nuk ishte ne gjendje te thoshte se kur do te behej transportimi i 140 pasagjereve, por se ishte nisur nje avion çarter drejt Bratislaves.

“Avioni ndryshoi drejtim pasi doli nga territori shqiptar”
Ministria e Puneve Publike, Trans portit dhe Telekomunikacionit ka reaguar mbreme per kete çeshtje. “Nga njoftimet e Departamentin Operacional te Kompanise Ajrore “Albanian Airlines” per fluturimin e avionit te tipit “Boeing 737/300”, me shenje regjistrimi OM-ASD, me numer fluturimi LV226 dhe me destinacion Bologna (Itali), eshte nisur nga aeroporti “Nene Tereza”, ne oren 16:31 sipas ores lokale dhe eshte ulur ne aeroportin e Bratislaves, Sllovaki”, thuhet ne njoftimin e ketij dikasteri. Me tej shpjegohet se deri ne momentin e daljes nga hapesira ajrore shqiptare, avioni ka fluturuar sipas planit te aprovuar nga autoritetet shqiptare.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›