Papandreu, ne shkurt me Berisha-Rama
Partia Socialiste do te jete muajt e ardhshem ne qender te vemendjes te organizatave socialiste ne Evrope. Keshtu pra, do te jete muaji shkurt, nje muaj teper i rendesishem per socialistet shqiptare qe do te zhvillojne ne Tirane nje mbledhje te Internacionales Socialiste. Lajmi behet i ditur per gazeten "Koha Jone" nga burime brenda selise roze, te cilat bejne te ditur se ne kete takim pritet edhe ardhja e kryetarit te Internacionales Socialiste, Jorgos Papandreu, i cili eshte njekohesisht kryeminister i Greqise. Mberritja e Papandreut ne Shqiperi pritet te jete edhe vizita e pare zyrtare ne vendin pas zgjedhjes se tij si Kryeminister i shtetit helen. Ai pritet te takohet dhe me kryeministrin Berisha, pas takimit me Ramen, me statusin e Kryeministrit, saktesojne burimet. Heren e fundit qe kreu i ekzekutivit grek ishte ne muajin qershor, ku mori pjese ne mitingun permbylles te Partise Socialiste. Burime nga Partia Socialiste bejne te ditur se nderkohe qe socialiste shqiptare ndodhen ne kushtet e bojkotit te Parlamentit, kjo rruge politike do te jete pjese e diskutimit te Internacionales Socialiste. Pak muaj me pare, ne mbledhjen e fundit te organizuar nga Internacionalja Socialiste, u miratuar nje rezolute e cila mbeshteste qendrimin e Partise Socialiste per hapjen e kutive te zgjedhjeve parlamentare te 28 qershorit. Pas muajit shkurt, nje tjeter muaj i rendesishem do te vij me pas nga socialistet. Burime nga Partia Socialiste bejne te ditur ne fillim te muajit mars eshte caktuar zhvillimi i nje konference te Partise Socialiste Evropiane per Ballkanin. Ne kete takim do te flitet kryesisht per situaten politike ne Shqiperise. Ndersa mesohet se ne takimet qe kane pasur socialistet me zyrtare te larte PSE-se, eshte konfirmuar mbeshtetja e tyre per kushtin e vendosur nga Partia Socialiste per hapjen e kutive te zgjedhjeve te fundit parlamentare te zhvilluara ne Shqiperi. Ndersa nga anetaret e larte te Partise Socialiste Evropiane jane shprehur se megjithese mbeshtetin Partine Socialiste te Shqiperise, meqenese eshte edhe anetare e tyre, ato do t'i permbahen vijes politike te Parlamentit Evropian. Ne takimet e zyrtareve te PSE-se me ato socialiste, i sqaruan se pervec mbeshtetjes do te kerkojne qe rrugezgjidhja politike te jete permes nje konsensusi midis dy forcave politike me te medha ne Shqiperi. Me rastin e mberritjes se zyrtareve te PSE ne Shqiperi do te zhvillohet edhe nje feste e paralajmeruar te socialisteve shqiptareve per anetaresimin e tyre ne kete organizate politike. Festimi ishte parashikuar te zhvillohej me 15 janar, por per shkak te permbytjeve u shty per muajin mars. Ndersa mesohet gjithashtu se zyrtare te Partise Socialiste Evropiane jane vene ne dijeni per shtyrjen e festes se anetaresimit te PSSH ne PSE per shkak te permbytjeve ne veri te vendit. I pranishem ne muajin mars do te jete edhe kryetari i Grupit te Eurosocialisteve ne Parlamentin Evropian, i cili, sipas burimeve nga selia roze, pritet te zhvilloje takime edhe me kreret e larte te vendit. Pak dite me pare, i pyetur nga televizioni Klan, Martin Schultz deklaroi se socialistet po pergatisin nje konference ne Tirane per situaten ne Ballkan dhe do te flitet per situaten e Shqiperise dhe te majtes shqiptare ne kete konference.
QENDRIMI
Anetaret e larte te Partise Socialiste Evropiane jane shprehur se megjithese mbeshtetin Partine Socialiste te Shqiperise, meqenese eshte edhe anetare e tyre, ato do t'i permbahen vijes politike te Parlamentit Evropian.
KONSENSUSI
Ne takimet e zyrtareve te PSE-se me ato socialiste, i sqaruan se pervec mbeshtetjes do te kerkojne qe rrugezgjidhja politike te jete permes nje konsensusi midis dy forcave politike me te medha ne Shqiperi.