E Shtunë, 31 Tetor 2026

"E diela shqiptare", nje apartament dhurate per konkursin e cifteve

Konkursi i cifteve, qe do te nise javen e ardhshme ne studion e programit "E diela shqiptare" do te finalizohet me supercmim. Eshte pikerisht nje apartament, dhurata e televizionit Kombetar Klan per ciftin fitues, duke ofruar ne kete menyre cmimin me te madh, qe eshte dhene ndonjehere ne programet televizive shqiptare. Ne fakt, ky cmim duket se do te jete nje stimul drejt finales se nje gare, qe ne fakt nuk do te jete thjesht e tille. Permes konkursit te cifteve, publiku nuk do te shijoje vetem nje show madheshtor, qe do ti tejkaloje hapesirat e studios televizive, por gjithashtu do te ushqehet me mesazhe pozitive per familjen, per jeten ne cift, per marredheniet me femijet duke synuar te edukoje vlera, vecanerisht ne brezin e ri. E per kete arsye, pjese e kesaj gare, protagoniste te nje spektakli, qe pergatitet te dhuroje emocione te jashtezakonshme do te jene cifte te moshave te ndryshme, te rinj qe sapo kane hedhur hapat e pare ne martese apo bashkejetese, por edhe prinder apo gjysher, qe kane kaluar shume vite ne krahun e njeri-tjetrit. Te gjithe do te tregojne pervojat e tyre, do te synojne te jene sa me te vertete, do te nxjerrin anet e tyre me te mira, jo thjesht per te shkuar drejt cmimit, por edhe per te dhuruar nje performance pozitive, qe per secilin prej tyre do te mbetet e paharrueshme. Protagonistet e ketij konkursi do te vendosen ne situata te ndryshme, te larmishme, por shume realitetit, me te cilin perballet cdo cift ne jeten e perditshme. E permes performances dhe reagimeve te tyre ne situatat e ndertuara, ciftet konkurrente do te perpiqen jo vetem te japin me te miren, por gjithashtu edhe te fitojne simpatine e audiences. Java e ardhshme, qe do te shenojne startin e kesaj gare, do te vendose perballe dy ciftet e para, permes te cileve do te zbulohet edhe formula e funksionimit te ketij konkursi. Per jave te tera, ne pjesen e dyte te programit "E diela shqiptare", gara e cifteve do te shkoje pertej emocioneve te nje konkursi duke na dhuruar nje "reality show" brenda nje spektakli. Por sigurisht "E diela shqiptare" ne javet ne vijim do te vazhdoje te ruaje si nje pike te forte rubriken "Pro dhe kunder". Kete jave kater te ftuar mjaft interesante kane diskutuar mbi te verteten. A ekziston e verteta absolute? Argumentet e panelit, jane ngacmuar hera-heres me batutat dhe profesionalizmin e prezantuesve Gjebrea e Meco dhe jane plotesuar gjithashtu nga nderhyrjet telefonike te teleshikuesve. Natyrisht ne kete pjese te programit, nuk mungojne as nderhyrjet sportive e muzikore, c'ka i japin larmi.
Irakli Kocollari zbardh disa nga te vertetat e Ali Pashes
Ali Pashe Tepelena eshte pa dyshim nje nga figurat me te komplekse te historise shqiptare. Ndoshta per shkak te ketij kompleksiteti, per shkak te largesise ne vite, por edhe per shkak te studimeve jo te plota, Ali Pashe Tepelena ka qene per nje kohe te gjate edhe nje figure shumedimensionale. Ne studion e programit "E diela shqiptare", ne nje interviste ekskluzive per prezantuesit Sonila Meco e Ardit Gjebrea, studiuesi Irakli Kocolari, qe prej vitesh eshte marre me hulumtime ne lidhje me figuren e Ali Pashes, ka sjelle fakte dhe deshmi te reja, qe kane zbardhur te verteta te panjohura mbi jeten e Pashait te Tepelenes, duke sjelle nje dimension te ri per kete personalitet. Ne intervisten e tij, zoti Kocollari ka folur per veprimtarine e Ali Pashes ne krye te pashallekut qe drejtonte, lidhjet e tij me pashallaret e tjere te medhenj te Shqiperise se atyre viteve, marredheniet dhe ndikimin e jashtezakonshem te se emes, por edhe per jeten sentimentale te Aliut, aq e shkruar ne libra e studime.
Aurela Gace, ne skene emocionet e jetes
Ka rijetuar shume nga emocionet e se shkuares, thuajse gjithe jeta e saj eshte rikthyer serish ne nje restrospektive, por kete radhe per t'i ndare kujtimet me publikun. Padyshim nje nga zerat me te mire te muzikes shqiptare, e afte te kendoje ne te gjitha zhanret, Aurela Gace na ka lene te kuptoje, se po aq e pasur sa muzika qe kendon eshte edhe jeta e saj. Kujtimet e femijerise, ditet e ngrohta e plot diell ne Llakatund te Vlores, shoqja e saj e rinise Tasha, fqinjet dhe capkenlleqet e Aureles jane rikthyer ne kohe. Disa permes kujtimeve te vete kengetares, te tjera permes rrefimit dhe surprizave te prinderve, vellait qe sapo kishte ardhur nga Italia, miqve dhe te afermve te kengetares. E njohur si natyre rebele, por nje vajze shume e ndjeshme, Aurela nuk ka mundur t'i mbaje lotet, kur ka pare permes nje lidhje ne internet, shoqen e saj te vjeter. Aty nuk kane munguar profesoret e saj, te shkolles se mesme, por edhe pedagogu i arteve Birce Hasko, nga i cili Aurela jo vetem mori leksionet e aktrimit, por me te cilin gjithashtu ndau dashurine e perbashket per Vloren. Dhe mes ketyre emocioneve, e mbushur me kaq shume dashuri, Aurela Gace nuk mund te mos dhuronte permes ekranit te Tv Klan, dashurine e zerit te saj, qe ka ndezur plot emocione skenen e programit "E diela shqiptare".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›