"Peshkatari dhe fyelli" i PS-se
Nje nga fabulat e famshme te Ezopit eshte dhe ajo qe titullohet: "Peshkatari dhe fyelli". Ne kete fabul tregohet se: "Nje peshkatar, i cili nuk kishte shume haber nga peshkimi, nje dite hodhi ne krah rrjetat, mori dhe nje fyell dhe u nis per ne det. Kur arriti, u ngjit ne nje shkemb dhe duke kujtuar se peshqit sapo te degjojne muzike do te hidhen ne stere, filloi t'i binte fyellit. Peshkatari u lodh duke i rene fyellit, por asnje peshk nuk po dilte ne toke. Atehere mori rrjetat dhe i hodhi ne det. Kur i nxori, pa se kishte zene shume peshq. Kur i hiqte nga rrjeta dhe i hidhte ne toke, vuri re se ata kercenin pa pushim. Dhe peshkatari u tha: -Kafshe budallaqe, kur une i bija fyellit, nuk kercenit, por kerceni tani qe une pushova..."
Pak a shume keshtu po ndodh edhe me peshkatarin e kreut te PS-se, Edvin Rama, i cili ndryshe nga "peshkatari" i Ezopit vazhdon t'i bjere pa pushim "fyellit", dhe ende nuk i ka hedhur "rrjetat" per te zene dhe ai "peshqit" e tij ne detin e politikes shqiptare. Madje ai nuk e nderpreu renien e fyellit edhe gjate permbytjeve natyrore ne ultesiren perendimore te Shkodres, kur s'kishte shume nevoje per "rrjeta", pasi "peshku" doli neper rruge. Por edhe ne kete rast ai nuk mundi qe te dale jashte natyres, jo me te peshkatarit te keq, por te atij fshatarit te lig e te varfer, njekohesisht, per te cilen tregojne se, jo vetem nuk donte "peshk" por as lope, mjafton qe ajo t'i hiqej edhe vellait te tij, pa le me, pastaj, komshiut e gjithe fshatit mbare. Kesisoj edhe Rama, ne vend qe te kompensonte humbjet e "peshqve" politike, te certifikuara tashme nderkombetarisht nga renia e fyellit per "hapjen e kutive" te zgjedhjeve me te mira, qe ka njohur Shqiperia ne vitet e tranzicionit, i thelloi me tej ato sepse vazhdon te njejtin avaz edhe me situaten e jashtezakonshme te permbytjeve ne Shkoder.
Te dielen, ne daten 17 janar 2010 ai mblodhi Asamblene e Partise Socialiste dhe filloi t'i bjere perseri fyellit te protestave per largimin e qeverise "Berisha 2", te cilin ai e quan pergjegjese per permbytjet e ndodhura ne ultesiren perendimore te Shkodres, nderkohe qe ekspertet me te mire nderkombetare ne kete fushe; si ata te Bankes Boterore, te SHBA-se, Anglise, Italise e keshtu me radhe e konsiderojne kete ngjarje nje fatkeqesi natyrore, dhe i japin qeverise shqiptare maksimumin e pikeve per punen e shkelqyer lidhur me tejkalimin pa pasoja ne jete njerezish te kesaj situate te rende. Historia tregon se katastrofa te tilla kane gjunjezuar shtete dhe kombe te zhvilluara, te cilet kane ndertuar sisteme sigurie dhe kane investuar prej qindra vitesh per te minimizuar pasojat e kapricove te natyres. Ndersa institucioneve te shtetit shqiptar u mungojne jo vetem investimet e kesaj natyre, te cilat permbajne nje trashegimi te cmuar per vendet me te zhvilluara te globit, por edhe eksperienca te krijuar ne kete drejtim. Dhe si te mos mjaftonin keto mangesi, shtohet edhe opozita destruktive e Edvin Rames, i cili mendon se "peshku" i politikes se tij eshte pushteti me cdo kusht, duke i rene "fyellit" ne nje vrime, si ne rastet qe ka fatkeqesi ashtu dhe kur ka gezim. Duke qene nje "cilimi i politikes shqiptare", sic e kane cilesuar disa here perfaqesues te ndryshem te komunitetit nderkombetar, ai nuk e konsideron opoziten si nje institucion te rendesishem shteteror, por si nje stacion te cfaredoshem per te marre pushtetin. Ai mendon se pushtetin do te marre me po ate avaz fyelli qe mori dhe kreun e PS-se, pa shume lodhje e ndershmeri, pas doreheqjes dinjitoze nga ky post i zotit Nano; nje prej politikaneve me ekselent te kesaj force politike.
"Ne politike, -thote Napoleoni, -ajo qe eshte nje e keqe, qofte edhe e ligjshme, eshte e pafalshme, me perjashtim kur eshte jashtezakonisht e nevojshme, pertej ketyre kufijve eshte nje krim". Opozitarizmi i deritanishem i Edvin Rames eshte e "nje e keqe", natyrisht e ligjshme, por jashtezakonisht e panevojshme. Po i leme ato raste kur deputetet socialiste ne legjislaturen e kaluar gjenin lloj-lloj formash per te kundershtuar, penguar apo zhvleftesuar ngjarje te rendesishme per vendin dhe popullin tone si; nenshkrimi i MSA-se, marrja e fteses dhe anetaresimi ne NATO, aplikimi per statusin e vendit kandidat ne BE e te tjera ngjarje gezimi kombetar te kesaj natyre, te cilat duke iu referuar Napoleonit jane "krim", dhe po qendrojme tek rasti me i fundit, qe nuk eshte me nje rast i gezueshem por nje ngjarje e trishtueshme kombetare, te cilen ky ushtarak dhe burre i madh shteti i shekujve 18-19, me siguri do ta cilesonte "krim dhe shkuar krimit". T'i biesh dhe ne kete rast fyellit do te thote qe te mos jesh me thjesht nje "cilimi", por nje zemerzi ne politike. Mbledhja e Asamblese Kombetare ne Partise Socialiste ne nje kohe kur gjithe strukturat e tjera te shtetit dhe shoqerise shqiptare vazhdojne te punojne nate e dite per te eliminuar pasojat negative te permbytjes, rreziku i te ciles ende eshte prezent do te thote qe ne mort te shkosh per te gjykuar dhe jo per te ngushelluar. Ne kete rast tradita e nje partie politike nuk mund te jete e ndryshme nga ajo "e nje popullit te tere", sic thote Rama, here pas here, ne konferenca shtypi. Po nese populli dhe institucionet e tjera te shtetit e shoqerise shqiptare po ofrojne ndihma e kontribute te ndryshme per banoret e zonave te permbytura, Edvin Rama me klanin e tij ne krye te Partise Socialiste i bien "fyellit" te pushtetit, duke vazhduar te qendrojne mbi "shkembin" e interesave te tyre personale.
Socialistet shqiptare bejne pjese ne ate kategori politikanesh qe e kerkojne suksesin e tyre tek fatkeqesite e te tjereve. Kjo eshte filozofia e "progresit" te tyre "fanarndricues". Ata nuk dine te bashkepunojne institucionalisht me kundershtaret e tyre politik per ceshtje me interes kombetar, sikunder ndodh ne te gjithe boten e qyteteruar, por luajne gjithnje rolin e "gjuetise se shtrigave". Vazhdimisht synojne pushtet absolut ose opozite absolute, megjithese opozitarizmin e konsiderojne "fatkeqesi kombetare", perderisa ardhjen ne krye te vendit te demokrateve e kane propaganduar dhe anatemuar, here pas here, si te tille. Kjo ishte arsyeja qe per 8 vite rresht ne pushtet instaluan "de facto" shtetin monist, duke patur shumicen absolute ne Parlament, Komisionin Qendror Zgjedhor, Gjykaten Kushtetuese, Kontrollin e Larte te Shtetit, Prokurorine e Pergjithshme, organet e tjera te drejtesise e kontrollit e keshtu me radhe, ndaj "vete shkruanin e vete vulosnin" kudo. Keshtu qe demokracine e kerkojne si per te realizuar te drejtat ashtu dhe te padrejtat e tyre, por kurre per te realizuar detyrat kushtetuese qe kane ndaj popullit dhe atdheut te tyre. Ne keto kushte kane shpikur termin "popull i majte", megjithese shpesh mund ta cojne mish per top vegjeline e kuqe, mjafton te funksionoje dhe mbijetoje "blloku" real dhe virtual, si ne monizem ashtu dhe ne demokraci. Gjithnje veprojne si hileqare, burracake e kameleone te vertete. Iu kundervihen me gjithe forcen e mundesite perpjekjeve madhore qe bejne kundershtaret e tyre politike ne qeverisje per integrimin e vendit, rritjen e mireqenies qytetare, zbutjen e pasojave negative te fatkeqesive natyrore; dhe kur shohin qe jane te pafuqishem per te ndalur apo ndryshuar rrjedhen e gjerave, fillojne e ndryshojne sjellje per te ndryshuar opinionin e njerezve per ta; duke u hequr si patriote te medhenj, shkencetar te famshem, njerez me eksperience te vecante apo zemer te madhe etj. Kete pafytyresi treguan edhe per situaten e veshtire te ketyre diteve ne zonen e Shkodres, si rezultat i permbytjeve te shkaktuara nga shirat e shumte te ketyre diteve dhe kushtet e tjera te nje moti te paqendrueshem. Kush i ka te hapur veshet prej tamponeve ideologjike te Partise Socialiste mund te degjoj fare qarte se c'thuhet sot per pasojat e kapricove te motit ne Amerike, Europe e kudo ne bote, qe kane investuar prej me shume se 200 vitesh per te perballuar fatkeqesi te tilla natyrore.
Nese socialistet e Edvin Rames do te ishin shqetesuar realisht per gjemen natyrore, qe u ndodhi nje pjese banoresh ne ultesiren perendimore te Shkodres, pervecse nuk do t'i kishin lene vetem keshilltaret bashkiake te PD-se dhe LSI-se ne kryeqytet ne materializimin e iniciatives se tyre per te ndihmuar financiarisht keta banore, do te beheshin njeheresh edhe iniciatore te mbledhjes se Kuvendit te Shqiperise ne seance te jashtezakonshme per te diskutuar rreth tejkalimit te gjendjes se krijuar ne zonat e permbytura. Ata, si nostalgjike te pandreqshem te komunizmit mendojne se, ne forumet e partise mund te diskutohen e zgjidhen te gjitha ceshtjet qe i takojne per t'i zgjidhur kuvendit dhe qeverise. Nga ana tjeter sado te drejta, te provuara e te faktuara te jene ato qe thuhen nje forum partie, qofte kjo edhe Asambleja e Partise Socialiste, s'mund te sherbejne me shume se sa per te mbajtur gjalle frymen e militantizimit ne parti. Partia Socialiste me te vertete eshte trashegimtare e Partise se Punes, por ajo nuk mund te jete sot, ashtu si dhe dje, "udheheqese ne te gjithe jeten e vendit". Rama harron, se avazi i tij politik i bojkotimit te kuvendit po behet i bezdisur edhe per "qejflinjte" socialiste, jo me per te tjeret. Ai deklarohet per parregullsi e paligjshmeri te ndryshme ne veprimtarine qeverisese apo te institucioneve te tjera, por hetimi i tyre nuk mund te behet duke mbledhur Asamblene e PS-se por Asamblene e popullit shqiptar, ku opozita ka nje rol te pazevendesueshem. Nuk mund te behet opozite jashte Kuvendit, sikunder nuk mund te vihet ne pushtet me bojkotime. Jashte Kuvendit mund t'i biesh vetem fyellit, natyrisht vetem ne nje vrime, nderkohe qe peshku gjigant i pushtetit kerkon te jesh nje peshkatar i sprovuar per te hedhur rrjetat ne detin e madh te politikes konstruktive, duke i sherbyer interesave te pergjithshme te popullit dhe vendit tend.