E Shtunë, 31 Tetor 2026

Avioni nga Tirana devijon destinacion

Niset për në Itali dhe përfundon në Sllovaki. Avioni me 110 pasagjerë i Tipit Boeing 737/300 me destinacion Bologna (Itali), është nisur nga Aeroporti "Nënë Tereza", në orën 16: 30 dhe është ulur në Bratislavë. Shkak i këtij devijimi është bërë rebelimi i pilotëve të cilët kanë braktisur avionin në shenjë proteste për mos marrjen e pagave nga kompania "Albanian Arlines". Kjo kompani ka patur një problem prej kohësh në dhënien e pagave këtë e fakton për "Ora News" Osman Maloku shefi i kateringut ushqimor ,njëri prej kontratuesve me kompaninë "Albanian Arlines".

Televizioni "Ora News" e ka ndjekur këtë çështje në një maratonë prej 3 orësh ku dhe ka arritur të kontaktojë edhe me pasagjerët të bllokuar në Sllovaki.
Ndërkohë "Albanian Airlines" bëri të ditur përmes njërit nga përfaqësuesit e kompanisë se pilotët çekë janë paguar rregullisht, ndërsa shkak i këtij devijimi ka qenë një defekt teknik. Kompania deklaroi se ka nisur një tjetër avion drejt Bratislavës për të transportuar pasagjerët drejt Bolonjës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›