Ambasada e Sirisë ndihma për të përmbyturit e Shkodrës
Ambasada e Sirise ne Tirane i eshte shtuar zerave qe kane dhene ndihmen e tyre konkrete per zonat e demtuara nga permbytjet ne Shkoder. Dy ton miell dhe 1 tone ushqim koncentrate per bagetine eshte sasia e ndihmes qe konsulli sirian Jahja Ferhat i ka dorezuar kryetarit te komunes se Velipojes ndersa ka shprehur shqetesimin per situaten e krijuar.
"Me vjen shume keq per fillimin e vitit qe vjen me keshtu gjerash per
popullin shqiptar. Besoj qe gjerat do te kalojne shume shpejt dhe ne
qendrojme afer popullit shqiptar, ne Shqiperi dhe jashte Shqiperie dhe
ishalla te jete me mire per te gjithe", eshte shprehur Jahja Ferhat,
konsull i Sirise ne Tirane.
Nderkohe si deputeti i zones se Shkodres Gjoke Uldedaj ashtu edhe
kryetari i komunes se Velipojes falenderuan konsullin sirian per ndihmen
e dhene dhe vleresuan kete kontribut te rendesishem.
Bledian Koka
< I mëparshmi