Përmbytjet, Berisha: Opozita të debatojë në Kuvend
SHKODER- Kryeministri Berisha reagon pas akuzave të socialistëve në Asamblenë që zhvilloi punimet paraditen e sotme, për përmbytjet në Shkodër. Kreu i qeverisë tha se opozita ka mundësi të debatojë për këtë cështje në seancën e jashtëzakonshme të kuvendit pasditen e nesërme. Sipas kreut të qeverisë, deputetët socialistë të qarkut të Shkodrës do të merrnin pjesë në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit por nuk janë lejuar të bëjnë një gjë të tillë. “Nesër do bëjmë seancë plenare për të diskutuar për përmbytjet. Deputetët e PS së Shkodrës do merrnin pjesë në këtë seancë, por mesa duket një urdhër politik nuk i lejon“ theksoi Berisha nga Shkodra duke shtuar se seanca e jahstëzakonshme do të mbahet me apo pa praninë e opozitës. “Solidariteti dhe përpjekja e përbashkët janë thelbësore në rast fatkeqësish“ tha kryeministri ndërsa shtoi se kryepleqtë socialistë të Dajcit kanë punuar dhe janë solidarizuar me qeverinë pavarësisht bindjeve politike. “Këtu në Shkodër, në Bushat, në Djac, në Velipojë, në Gur të Zi, Bërdicë është punuar me një frymë solidariteti pa dalim përkatësie të asnjë lloji, ishin vecse qytetarët përballë një fatkeqësie natyrore, të shpëtonin jetën e njerëzve dhe gjësë së gjallë“ u shpreh Berisha. (e.n/BalkanWeb)