E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përfundon Asambleja e PS, Blushi: Në mars do të hyj në Kuvend

Asambleja e Partisë Socialiste, mbylli punimet e saj të jashtëzakonshme duke u fokusuar vetëm tek situata në Shkodër. Kërkesa e deputetit Ben Blushi për të përcaktuar gjatë këtij forumi, qëndrimin e ri kundrejt bojkotit parlamanetar, mori përgjigje nga vetë kryetari Rama, i cili deklaroi se nuk do ketë kthim në Kuvend. Megjithatë, deputeti i lëvizjes së mendimit ndryshe, bëri të qartë se nuk do ta djegë mandatin e tij.

• Rama: Nuk hyjmë në Parlament. Rinisim protestat

"Une i bej apel miqesisht te gjithe deputeteve te PS qe te rishikojne me
vullnet te lire vendimin e tyre, per te shkuar ne Parlament sa me
shpejt. Per sa me takon une jam nje njeri i lire, jam njeri i lire,
durimi im ka nje fund. Nevoja per t'iu bindur nje politike te mbrapshte,
edhe ajo e ka  nje cak. E theksoj, pavaresisht nga vendimi qe do te
marr grupi parlamentar, i cili nuk kam arsye ta paragjykoj une do te jem
ne Parlament javen e pare te marsit", deklaroi Ben Blushi, deputet i
PS.

Për deputetin e Partisë Socialiste, kjo forcë është më e dobët se para
fillimit të bojkotit. "Sot PS eshte me e dobet se ne shtator, tetor,
nentor sepse nuk ballafaqohet dhe eshte e pamundur te mundesh nje
kundershtar, sepse nuk e ke perballe. Ne nuk mund te mundim nje
kundershtar ne rast se nuk shkojme ne Parlament. Rruga e bojkotit ishte
joproduktive, biles e demshme per ne te Partise Socialiste. Ne qofte se
ka nje force politike qe demtohet nga bojkoti, kjo pa dyshim eshte PS,
nuk eshte qeveria. Ne qofte se ka nje faktor ne Shqiperi qe ka interes
per kete bojkot ka qeveria, sepse nje qeveri pa opozite, pa dyshim qe
eshte e lumtur", vijoi Blushi.

Elona Gjylmi

Azhornuar së fundi ( e diel , 17 janar 2010 )

< I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›