Avni Mula në lot: Vajza e Invës i ngjan Ninës sime
TIRANE - Na ka emocionuar jashtëzakonisht shumë takimi me të madhin Avni Mula. Emocionet dhe ankthi filluan që kur nisëm të kërkonim për shtëpinë e tij, sepse e dinim që do takonim një artist të vërtetë. Ai na priti tek dera me gëzim dhe ishte gati të na tregonte gjithçka për këtë ditë. Ishte i mbushur me emocione edhe pse siç na e tha dhe vetë, bëhej gjysh për të katërtën herë.
Në moshën 85-vjeçare ai përjetoi dy ngjarje të rëndësishme në jetën e tij: humbjen e bashkëshortes Nina dhe lindjen e Ninës së vogël. Lajmin për lindjen e vogëlushes ia kishte dhënë dhëndri, zoti Et’hem Ramadani. “Më mori Et’hemi në telefon. Ai ma dha lajmin. Më tha: Lindi Nina e vogël. Kjo është ditë gëzimi dhe feste”, tregon tenori i famshëm. Zoti Avni e ndau festën e tij edhe me ne duke na qerasur me shampanjë. Na tregoi menjëherë që kishin kaluar vetëm pesë minuta që kur kishte folur me Invën në telefon. “Ishte shumë mirë. Më tha që edhe vajza është shumë e shijshme, shumë e dashur, shumë e mirë, është kënaqësi ta shikosh. Unë po pres të m’i nisin fotot e saj me telefon”,- vijoi ai. Ai na tha se nuk ishte në merak për Invën, pasi ajo nuk ishte vetëm. Përveç të shoqit, pranë saj ndodhet e motra dhe shoqe të saj franceze e shqiptare. “Kanë shkuar të gjithë t’i qëndrojnë afër e ta ndihmojnë, për dashurinë që kanë për të”.
Të gjithë jemi kuriozë të dimë se kujt i ngjan vajza, edhe vetë zoti Avni ka pasur këtë kuriozitet. “I bëra një kërkesë, e i pyeta se kujt i ngjet. Ata më thanë që Nina e vogël është si Nina e dikurshme. Megjithatë, do presim ta shikojmë kur të rritet”,- thotë ai, ndërkohë që fliste sytë nuk i ndaheshin nga fotografia e Ninës. Dukej qartë që jetonte me kujtimin e saj. Kur e pyetëm për të, i përlotur na u përgjigj: “Nuk e dija që do i vinin emrin Nina. I kisha dëgjuar që kërkonin e flisnin për një emër, por nuk më kishin thënë gjë. Kur e mora vesh ndjeva dashuri të madhe”. Me lot në sy dhe me zërin që i dridhet zoti Mula vazhdon më tej: “Ajo është mes nesh. Përpara se të vdiste e kanë lajmëruar Ninën që Inva pret një vajzë. U gëzua e qau e shkreta. Ishte gëzimi, dashuria e kujtesa e saj...Eh, vjen i riu e sjell diçka të re”. Ai akoma nuk e di se kur do ta shohë vogëlushen, por na thotë me siguri se nëse Inva nuk vjen në Shqipëri, ai vetë do të shkojë patjetër në Paris. “Momenti se kur do ta shoh është i papërcaktuar, por shumë i dëshiruar”. Zoti Mula na tregoi gjithashtu mallin që ka për të shoqen dhe ndau me ne diçka që e ruan me fanatizëm.
Një aparat fotografik të mbushur me kujtime të znj. Nina, edhe pse muret e shtëpisë ishin plot me fotot më të bukura të saj. U larguam me një përqafim të ngrohtë, duke marrë me vete gëzimin e një gjyshi, i cili na përcolli duke qeshur e duke bërë shaka: “Sot kemi dhe një festë tjetër. Luan Manchester-i. Unë jam tifoz i Shqipërisë e i shqiptarëve. Po jam tifoz edhe i futbollit”. Momentet që kaluam me artistin e madh, ishin nga ato të veçantat, që të kujtojnë se sa i bukur është arti, sa vlera kanë artistët dhe se sa e bukur bëhet shpesh edhe gazetaria.
(er.nu/GSH/BalkanWeb)