Shtohet paniku në Athinë, 11 prostituta me AIDS
ATHINE - 11 prostituta që punonin në rrugë apo në shtëpi publike të palicencuara në Athinë, u gjetën pozitive në testin për virusin vdekjeprurës HIV, bëri të ditur sot në mëngjes, drejtoresha e Qendrës për Parandalimin e Sëmundjeve, Xheni Kremastinu.
Sipas saj janë ekzaminuar deri tani 90 prostituta që punonin në qendër të Athinës, nga të cilat 11 rezultuan pozitive. Numri i tyre po rritet me ritme të frikshme, po të kemi parasysh se dje pasdite u njoftua vetëm për 4 gra të infektuara me virusin.
Ky fakt e shton edhe më shumë shqetësimin e autoriteteve, pasi numri i personave që kanë kontaktuar me to, shtohet gjithashtu.
Kryetarja e Qendrës së Parandalimit të Ssëmundjeve tha se është mbi 1000 numri i telefonatave të mbërritura në Qendrën e Parandalimit të Semundjeve, kryesisht nga të rinjtë. Qendra iu ka ofruar atyre linja telefonike për informacione anonime dhe konfidenciale.
Ndërkaq prostituta ruse, 22 vjecarja Tatiana Bukhtoyarova, e cila u dërgua në burgun e Koridhalos, pasi kishte kontaktuar me 700 persona pa mjete mbrojtëse edhe pse ishte në dijeni të sëmundjes, nuk e ka pranuar këtë fakt.
"Unë nuk e dija se kisha SIDA. Për të kam mësuar, kur u arrestova. Ndihem mirë dhe nuk kam asnjë simptomë", ka thënë ajo në hetuesi. Por nga analizat dhe testet që kanë kryer 70 nga klientët e saj, 3 prej tyre rezultuan pozitivë.
Policia greke publikoi fotot e 22 vjeçares, me qëllim që të ndihmojë të gjithë personat që kanë frekuentuar shtëpitë publike, ta identifikojë dhe nëse kanë qenë klientë të saj, t’i drejtohen urgjentisht mjekut për teste dhe analiza.
Sipas njoftimit të Qendrës, shtëpitë publike ku kanë punuar këto gra, vepronin në mënyrë të paligjshme dhe pa libreza shëndetësore për punonjëset.
Me urdhër të ministrisë së Shendetësisë, në kryeqytetin grek po kryhen dhe do të vazhdojnë të ushtrohen kontrolle shëndetësore nga Qendra për Kontrollin e Sëmundjeve.
Pak kohë më parë, ministri grek i Shëndetësisë dhe ai për Mbrojtjen e Qytetarit, deklaruan se në Greqi janë rritur në shkallë shqetësuese rastet me SIDA, ndërkohë që janë regjistruar 613 shtëpi publike pa leje.