E Shtunë, 31 Tetor 2026

Liria e medias, Freedom House: Shqipëria e parafundit në rajon

TIRANË- Raporti i ri për Lirinë e Mediave i Freedom House e rendit Shqipërinë në vend të parafundit në rajon.

Raporti vëren se në Evropën Qendrore dhe Lindore, klasifikim ky ku hyn edhe Shqipëria dhe fqinjët e saj, është shënuar një rënie krahasuar me vitin e kaluar.

Shqipëria dhe vendet e tjera të rajonit, sic citohet në raport bëjnë pjesë në kategorinë e shteteve me liri të pjesshme të shtypit.

Shqipëria në raportin e fundit ka marrë notë më negative sesa Kosova. Shqipëria renditet në vendin e 51, kurse Kosova në atë 49, ndërkaq, në gjendje më të mirë vlerësohet të jetë liria e shtypit në Bosnjë e Hercegovina me notën 48, e edhe më lart, gjendet Mali i Zi e Serbia të dy këto shtete kanë marrë notën 35. Në vend të fundit është Maqedonia me notën 54.

Në tabelën e radhitjes së vendeve të anketuara, Serbia së bashku me Malin e Zi hyjnë në vendin e 75-të, Kroacia në të 83-tin, Bosnjë e Hercegovina në të 95-in, Kosova në vendin e 97, Shqipëria në vendin e 107 si dhe Maqedonia e fundit në atë të 115-in.
(ma.ar/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›