E Shtunë, 31 Tetor 2026

Avokatët dështojnë “Gërdecin”

 TIRANE – Tetë dëshmitarë të paraqitur dje në Gjykatën e Tiranës për procesin “Gërdeci” nuk u pyetën para togave të zeza. Seanca në ngarkim të 29 të pandehurve, të akuzuar si përgjegjës për shpërthimin e 15 marsit 2008 në Gërdec, u shty për shkak të mungesës së avokatëve. Mungesat në radhët e mbrojtësve linin pa mbrojtje ligjore dy prej të pandehurve të arrestuar të procesit, Mihal Delijorgjin dhe Dritan Minxollin. Kryesuesi i seancës, gjyqtari Ridvan Hado vendosi shtyrjen e seancës dhe pezullimin e afateve të paraburgimit për të pandehurit e paraburgosur. Po dje  avokatët e pranishëm ripërsëritën dje para gjykatës pretendimet e tyre, se zhvillimi i seancës dy herë në javë po u sillte pengesa në procese të tjera. “Zhvillimi i procesit dy herë në javë, po na sjell probleme, pasi nuk mund të jemi prezentë në të tjera procese”, pretenduan avokatët. Sipas tyre, ata nuk mund të kundërshtonin datat e caktuar nga gjykatat më të larta, ajo e Apelit dhe Gjykata e Lartë. Pretendimi nuk u mor parasysh nga gjykata, e cila caktoi ditën e hënë si datë për seancën e radhës. ar.ba

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›