Avokatet, hyne dhe dolen nga Prokuroria e Tiranes
Tirane - Avokatet amerikane dhe ai shqiptar te biznesmenit boshnjako-britanik, Damir Fazllic, si dhe dy keshilltare ligjore amerikane, pak dite me pare kane qene ne Prokurorine e Tiranes, institucion qe ka hapur nje hetim ndaj biznesmenit. Tre perfaqesuesit ligjore, kane kerkuar shpjegime lidhur me procedimin penal per "pastrim parash". Por qendrimi i tyre ne institucionin e akuzes, ka qene shume i shkurter per shkak te ligjit shqiptar te avokatise. Avokatet e Damir Fazllic kane kerkuar te njihen me akuzat qe rendojne mbi klientin e tyre, thane diten kur ne Shqiperi, mberriten perfaqesuesit ligjore nga SHBA-ja. Dy avokatet amerikane Eduard Ros dhe Andreu Corcoran, si dhe avokati shqiptar Genc Gjokutaj kane hyre ne Prokurorine e Tiranes, ku edhe kane takuar nje nga prokuroret e ceshtjes, ndersa mesohet se jane pritur nga prokurori Dritan Reshka. Ata nuk kane qendruar me shume se 10 minuta ne zyren e tij duke u larguar serish. Burime nga Prokuroria e Tiranes, bene me dije se mbrojtesit amerikane nuk kane te drejte ligjore te mbrojtjen Fazllic ne vendin tone, pasi nuk jane te pajisur me licence shqiptare. Avokati Gjokutaj, pas dorezimit te prokures se perfaqesimit te shtetasit Damir Fazllic ka kerkuar te njihet me procedimin penal me numer 3258 te regjistruar ne daten 7 tetor 2008, ne ngarkim te klientit te tij, shtetasit Damir Fazllic per vepren penale te "pastrimit te produkteve te vepres penale", parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal. Pas kesaj kerkese te avokatit mbrojtes, prokurori Rreshka ka pranuar t'i vere ne dispozicion dosjen hetimore, duke e vene ne dijeni edhe per shkresat e derguara institucioneve per bllokimin e aseteve qe figuronin ne emrin e te hetuarit Damir Fazllic.
Heqja e sekuestros ndaj kompanive
Tirane - Vetem pak dite zgjati sekuestroja mbi bizneset dhe llogarite bankare te kunatit te ministrit te Jashtem, Erion Isufi. Ky i fundit u akuzua per lidhje me biznesmenin Damir Fazllic dhe prokuroria vendosi qe te bllokoje te gjitha pasurite qe kishin te benin me te. Por pak dite me pare prokuroria u terhoq nga kerkesa per sekuestro ndaj kompanive "Global Construction" dhe "Reno Albania" pasi pas hetimeve te para rezultoi se ato nuk kishin lidhje me bizneset e boshnjakut Damir Fazllic. "Nga shqyrtimi i provave te administruara, nuk rezultojne marredhenie tregtare mes shoqerive", tha prokuroria.