"Fazllic, u fry nga politika"
TIRANE - Akuza te motivuara politikisht i kane quajtur avokatet mbrojtes te Damir Fazllicit, akuzat e ngritura ndaj klientit te tyre. Avokatet e Damir Fazllic, Eduard Ros dhe Andreu Corcoran kane dhene nje konference shtypi ne te cilen kane kerkuar qe politika te mos nderhyje ne hetimin e ceshtjes se nisur ndaj klientit te tyre. Ne nje deklarate per shtyp para medieve, ata kane shprehur besimin per nje hetim te drejte te ceshtjes dhe nuk kane pranuar qe te pyeten nga mediet e pranishme. Dy amerikanet, Andreu Corcoran dhe Eduard Ross kane theksuar se, gjate dites se djeshme se, akuzat ndaj klientit te tyre jane te pabaza dhe te motivuara nga politika. Ross eshte nje ish-prokuror federal gjate periudhes se Presidentit Ronald Regan dhe me pas. Avokatet jane njohur me akuzat e prokurorise per biznesmenin boshnjak, Fazllic. Nje kerkese e tyre ishte, qe politika te mos hyje ne kete ceshtje, pasi kjo gje i takon vetem institucioneve te drejtesise.
Deklarata
"Kemi ardhur ne Shqiperi per ti shqyrtuar keto akuza, te cilat zoti Fazllic i ka marre me shume seriozitet. Gjate kater diteve te fundit, ne kemi mbledhur dokumente te nevojshme, kemi intervistuar disa persona dhe jemi takuar me nje sere individesh. Na u dha gjithashtu mundesia per tu takuar ketu ne Tirane me prokuroret e caktuar per te hetuar akuzat e publikuara nga media shqiptare. Krijuam mendimin se prokuroret jane te sjellshem dhe profesioniste dhe ata na siguruan se hetimi do te zhvillohet ne menyre te paanshme, objektive dhe te shpejte dhe se do te vendoset duke u bazuar vetem mbi faktet. Kemi besim se prokuroret do te veprojne me ndershmeri dhe do tu permbahen detyrimeve profesionale. Gjithashtu ne kemi besimin se ne perfundim do te dale e verteta se akuzat e ngritura nga media jane te pabaza. Gjithashtu ne presim qe dhe politika te mos nderhyje me ne kete ceshtje", kane deklaruar avokatet mbrojtes te Fazllic.
Mbrojtja
Ata kane thene se mbrojne interesat e klientit te tyre dhe jane duke shqyrtuar akuzuar qe jane ngritur ndaj tij ne kete proces hetimor. Dy avokatet e ardhur nga Uashingtoni Eduard Ros dhe Andreu Corcoran kane zhvilluar nje sere takimesh me prokurore te ceshtjes por edhe me individe te perfshire ne kete hetim dhe kane marre sigurine absolute nga akuza per hetim te pavarur dhe transparent. "Ata na garantuan proces te bazuar ne prova e fakte dhe ne kemi besim se prokuroret shqiptare do punojne me drejtesi", thane ata ne konferencen e zhvilluar ne mesdite, duke riktheksuar se "shpresojne qe ne kete ceshtje te mos hyjne interesat politike".
Ceshtja Fazllic dhe debatet politike
Damir Fazllic prej javesh eshte bere motiv per akuza te ndersjella nga opozita ne drejtim te mazhorances. Opozita ka kerkuar doreheqjen e kryeministrit Berisha pasi e akuzon ate per lidhje te drejtperdrejta me Fazllic. Vete Kryeministri Berisha nga ana tjeter nuk e ka mohuar faktin se me Damir Fazllic ka njohje te vjetra ndersa ka kerkuar gjithashtu edhe hetim nderkombetar per lidhjet e tij me Fazllic.
Artan Cena