E Diel, 1 Nëntor 2026

Avokatet kercenojne me greve gjykata Skemi fonde

TIRAN- Nese je i arrestuar dhe nuk ke mundesi financiare per te paguar nje mbrojtes ligjor Gjykata merr persiper dhe te cakton nje avokat i cili paguhet nga fondi i institucionit qe e cakton. Lista e ketyre avokateve eshte e gjate por vetem disa prej tyre pranojne te punojne si avokat kryesisht. Por edhe ata qe pranojne te punojne prej 2009 kane mbetur pa u paguar nga Gjykata e Shkalles se Pare ne Tirane. Shuma qe duhet per te paguar keta avokate mesohet se ka arritur rreth 5 milione leke te reja. Shifer kjo qe ka mbetur pa paguar per shkak se Gjykata nuk ka fond ndersa Ministria e Financave nuk i pergjigjet kerkeses se kryetarit te Gjykates se Tiranes per te leshuar nje fond per te paguar keta avokate.


Disa nga keto avokate pak dite me pare i jane drejtuar Gazetes Shekulli duke denoncuar injorimin qe i behet atyre nga Gjykata e Tiranes dhe Ministria e Financave. Sipas letres te firmosur nga me shume se 10 avokate e psikologe qe ende nuk jane paguar nenvizohet fakti qe nese deri ne fund te nentorit Gjykata nuk i paguan ata do te hyjne ne greve urie. Kemi kerkuar takim me kryetarin e Gjykates se Tiranes dhe ai na ka njoftuar se nuk kemi leke dhe pritet qe te parashkruhen keto pagesa-thuhet ne letren e avokateve kryesisht.


Duam edhe ne avokatet kryesisht dhe familjaret tane te festojne festat e fundvitit kohe kur duhet paguar te gjitha detyrimet karshi neve Gjykata por u bene dy vite dhe nuk marrim asnje leke e nga ana tjeter gjithe diten punojme per ti plotesuar kerkesat e gjyqtareve-thuhet ne leter duke kercenuar se nese nuk paguhen per punen e bere do te hyjne ne greve urie. Te pyetur per kete fakt ne Gjykaten e Tiranes zedhenesja per media znj.Bujana Tancica u shpreh se institucioni i Gjykates nuk ka fond per keto pagesa. I kemi kerkuar Ministrise se Financave per shtim te nje fondi per te shlyer keto detyrimet e prapambetura por ata akoma nuk kane kthyer nje pergjigje per kete kerkese-tha zedhenesja Tancica.


Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›