E Shtunë, 31 Tetor 2026

BE financon per regjistrimin e tokes ne Rivieren shqiptare



Ky eshte i pari projekt qe ndermerr nje organizate nderkombetare per regjistrimin e tokes dhe te pasurive te paluajtshme ne Rivieren e Shqiperise te vleresuar nga autoritetet si zone prioritare turistike. Ambasadori i OSBE-se ne Tirane Eugen Wollfarth thote per programin shqip te DE-se se cfare synon ky projekt. Projekti synon perpunimin e te dhenave qe lidhen me pronat te lehtesoje pjesemarrjen e publikut permes nje procesi transparent qe do te mbeshtese institucionet publike per te percaktuar dhe njohur te drejtat e pronesise. Projekti ne fjale do te zbatohet ne zonen turistike te Llogorase fshatrat e bregdetit te Himares deri ne kufi me Greqine. Jashte tij mbeten qyteti i Sarandes dhe zonat urbane ne Ksamil pasi per regjistrimin e tokes dhe te pasurive te paluajtshme ne zonat urbane te bregdetit te Jonit po zbaton nje projekt Banka Boterore.

Cilet jane perfituesit nga projekti i OSBE-se
Perfituesit nga projekti i OSBE-se eshte Qeveria e Tiranes dhe institucionet e saj qe lidhen me regjistrimin e titujve te pronesise si Zyra Qendrore e Regjistrimit te Pronave apo Hipoteka. Projekti financohet nga Bashkimi Europian dhe donatore te tjere. Projekti i OSBE-se financohet me nje kontribut prej 15 milione euro nga Delegacioni i BE-se ne Tirane si edhe nga 186 mije euro nga Greqia Republika Ceke Zvicra dhe SHBA - thote per programin shqip te DE-se ambasadori i OSBE-se Eugen Wollfarth Ojgen Vollfarth. Shtyse per fillimin e tij eshte prioriteti qe qeveria e Tiranes i jep zhvillimit te qendrueshem te kesaj zone turistike. Per ta realizuar ate nga pikepamja teknike OSBE-ja ka nenshkruar nje kontrate me kompanine spanjolle Tracasa e cila zbaton projekte te tilla nderkombetare qe lidhen me regjistrimin e tokes sherbimet e kadastres kartografine dhe Sistemet Informative Gjeografike te njohura me inicialet GIS.

Regjistrimi ne Hipoteke dhe marrja e titujve te pronesise
Tokat ne Rivieren e Shqiperise ku po zbatohet projekti i OSBE-se nuk jane te regjistruara ne Hipoteke dhe pronaret e tyre ende nuk kane marre titujt e pronesise. Drejtori i Pergjithshem i Zyres Qendrore te Regjistrimit te Pasurive te Paluajtshme Arben Qirjako ne Tirane ka thene se regjistrimi dhe perpunimi i te dhenave per te percaktuar dhe njohur te drejtat e prones ne kete zone nuk eshte i lehte. Eshte nje proces kompleks i veshtire por kemi bindjen qe ky proces do ta coje zyren e regjistrimit perpara dhe informacioni mbi pasurite do te jete i garantuar dhe me i sakte. Ne fund te tij transparenca dhe shpejtesia e veprimeve ne zyrat e regjistrimit te pasurive do te jete shume e larte.

Baza ligjore ku mbeshtetet projekti i OSBE-se
Zbatimi i ligjit te njohur si 7501 qe mbeshtetet ne parimin Toka i takon atij qe e punon dhe kundershtimit te tij nga pronaret e ligjshem te tokave ne Rivieren shqiptare ka krijuar nje bllokim te dhenies se titujve te pronesise. Drejtori i Pergjithshem i Hipotekes Arben Qirjako thote se institucioni qe ai drejton regjistron titujt e pronesise te fituara nga organet e percaktuara me ligj. Hipoteka nuk futet ne brendesi te titullit te pronesise. Ajo regjistron titujt qe jane dhene nga organet e percaktuara me ligj. Pikerisht ketu fillon problemi. Ne regjistrimet para se regjimi komunist te vinte ne fuqi dhe te konfiskonte pronat edhe ne zonen turistike te Rivieres si figurojne pronaret e ligjshem. Me ligjin 7501 pronare figurojne edhe ata qe e punuan token ne ish kooperativat bujqesore qe funksionuan gjate regjimit te kaluar. Burime nga Shoqata Pronesi me drejtesi thone per Deutsche Welle-n se OSBE nuk ka shprehur ende nje qendrim zyrtar lidhur me ligjin famekeq 7501 qe bie ndesh me Konventen Europiane te te Drejtave te Njeriut dhe standardeve te BE per kthimin e prones tek pronari i ligjshem. Sipas drejtuesve te kesaj shoqate te dhenat qe do te perftohen nga projekti i OSBE-se kane vlere ligjore por nese ato nuk burojne nga parimi i kthimit te prones tek pronari i ligjshem atehere do te kontestohen nga kjo shoqate ne Gjykaten Europiane per Mbrojtjen e te Drejtave te Njeriut ne Strazburg.

Marre nga Dojce Vele
Autor Ani Ruci

KESH Nderpriten shkarkimet e HEC mbi kaskaden e Drinit

Korporata Elektroenergjetike Shqiptare publikoi dje te dhenat me te fundit te kuotave dhe prurjeve te ujit ne tre HEC-et e kaskades mbi lumin Drin ndersa beri te ditur se ne asnje nga keto HEC-e nuk ka shkarkime dhe e gjithe sasia e ujit po perpunohet. Sipas KESH-it portat ne HEC-in e Komanit dhe ate te Vaut te Dejes jane mbyllur para ores 10.00 te dites se djeshme pasi ka pasur nje renie te ndjeshme te prurjeve. Ne HEC-in e Fierzes niveli i ujit aktual shenon 284.02 m dhe prurjet jane 800 m3/sekonde. Ne HEC-in e Komanit niveli i ujit eshte 172.53 m dhe prurjet jane 659 m3/sekonde. Ne Vaun e Dejes kuota eshte 73.95 m ndersa prurjet jane 765 m3/sekonde. Burimet zyrtare te KESH-it thane se situata e krijuar nga reshjet e ketyre diteve po monitorohet cdo ore te dites dhe te nates.

13 Nentor 2010

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›