E Diel, 1 Nëntor 2026

Ndryshon regjistri i kredive me pak informacion per klientet e bankave



Ervin KOCI

Bankat e nivelit te dyte ne vend kerkojne qe te jene me strikte ne dhenien e in formacionit per klientet e tyre. Ketu behet fjale per dhenien e informacionit sidomos ne ato raste kur klienti i bankes eshte nje kredimarres i madh ose nje subjekt me llogari bankare te majme. Rregullat te cilat jane diskutuar gjate kohet e fundit mes sektorit bankar privat dhe Bankes se Shqiperise mesohet se jane miratuar nga kjo e fundit ne nje rregullore te re Per funksionimin e te dhenave ne regjistrin e kredive. Rregullorja e re eshte miratuar nga Keshilli Mbikeqyres i BSH-se me 13 tetor 2010 me propozim te Departamentit te Mbikeqyrjes ne nje kohe qe ajo eshte botuar vetem disa dite me pare ne Fletoren Zyrtare. Rregullorja percakton se cfare permbajtje ka informacioni parimet dhe rregullat per funksionimin e Regjistrit te Kredive si dhe kushtet dhe kriteret per njohjen dhe perdorimin e informacionit qe administrohet ne te.

Udhezimi
Udhezimi i ri percakton proceduren per nxjerrjen e raportit mbi kredimarresin dhe rishikimin e te dhenave qe mbahen ne regjister. Kerkesen per te nxjerre raportin per kredimarresin duhet ta dorezoje vete ky i fundit trashegimtaret e tij apo nje person tjeter i autorizuar me shkrim prej tyre. Formulari i kerkeses dhe dokumentacioni shoqerues i domosdoshem per trajtimin e kerkeses se kredimarresit dhe mund te merret pa pagese prane BSH-se ne zyrat e saj qendrore ne deget e saj ose mund te shkarkohet pa pagese nga faqja zyrtare e internetit. Ne rastin kur kerkesa paraqitet nga trashegimtaret asaj duhet ti bashkengjitet ne cdo rast dhe deshmia e trashegimise e cila verteton cilesine e trashegimtarit.

Informacioni
Sipas rregullores te drejten per te njohur perpunuar dhe perdorur informacionin qe raportohet dhe trajtohet ne regjister e kane raportuesit e te dhenave dhe perdoruesit e autorizuar te tyre. Kredimarresit personat e lidhur me ta garantuesit e kredive ose trashegimtaret e tyre kane vetem te drejten te njihen me informacionin qe raportohet dhe trajtohet ne regjister. Te drejten per te njohur dhe perdorur informacionin qe raportohet dhe trajtohet ne regjister e kane dhe subjektet e autorizuara me ligj ose institucionet partnere te BSH-se ne fushen e mbikeqyrjes bankare dhe/ose financiare. Regjistri i Kredive nuk mban dhe perpunon te dhena ne lidhje me kredite qe bankat ose deget e bankave te huaja i japin njera-tjetres kredite qe bankat ose deget e bankave te huaja i japin qeverise se Republikes se Shqiperise kredite qe BSH-ja i jep bankave dhe/ose degeve te bankave te huaja si dhe kredite qe BSH-ja i jep Keshillit te Ministrave te Republikes se Shqiperise ne perputhje me kriteret e ligjit Per banken.

Perpunimi i te dhenave
Informacioni dhe te dhenat e raportuara ne Regjistrin e Kredive mund te transferohen jashte territorit te Republikes se Shqiperise ne perputhje me aktet ligjore dhe/ose nenligjore ne fuqi. BSH-ja nuk mban pergjegjesi per menyren e perdorimit dhe te vleresimit te informacionit dhe dokumenteve qe shperndan Regjistri i Kredive edhe ne rastet kur keto te fundit jane te pasakta ose te paplota si rrjedhoje e raportimit te pasakte te paplote ose per gabime ne perpunimin e informacionit nga perdoruesit e saj te autorizuar. Kredimarresi personat e lidhur me te garantuesi i kredise ose trashegimtaret e tyre kane te drejte te kerkojne nga raportuesi i te dhenave informacion ose te dhena qe ky i fundit mban per te dhe mbi bazen e te cilave nxirret Raporti i Kredimarresit. Raportuesit e te dhenave duhet te sigurojne informacionin ose te dhenat e kerkuara brenda 10 ditesh nga depozitimi i kerkeses te keta te fundit. Cdo kredimarres personat e lidhur me te garantuesi i kredise ose trashegimtaret e tyre ka te drejte te kerkoje rishikimin dhe korrigjimin e informacionit ose te dhenave te pasakta ose te paplota qe mbahen rreth tij ne Regjistrin e Kredive.

BOX////////////////////////
Kredia lirohen kriteret per bizneset

Bankat kane lehtesuar kriteret e kreditimit te biznesit nderkohe qe i kane shtrenguar ato per individet. Duke ju referuar vrojtimit te Bankes se Shqiperise per aktivitetin kreditues ne 3-mujorin e trete te vitit 2010 faktori qe ka nxitur ndryshimin drejt lehtesimit te standardeve te kreditimit per biznesin eshte konkurrenca mes bankave. Bazuar ne opinionet e eksperteve te bankave kerkesa e bizneseve dhe e konsumatoreve vleresohet ne renie gjate 3-mujorit te trete te vitit 2010. Situata makroekonomike gjykohet si faktori kryesor qe ka nxitur kete renie per bizneset ndersa per individet jane vleresuar si faktor kryesor kushtet e kreditimit te bankave. Politika shtrenguese e bankave per kredite dhene bizneseve gjate 3-mujorit te trete te vitit 2010 eshte realizuar kryesisht nepermjet rritjes se marzheve per kredite me rrezik me te larte dhe rritjes se kerkeses per kolateral. Politika lehtesuese eshte zbatuar kryesisht nepermjet rritjes se maturitetit maksimal te kredise. Per 3-mujorin e katert te vitit 2010 bankat presin lehtesim te standardeve per bizneset dhe shtrengim te tyre per konsumatoret. Keto pritje jane shprehur ne kushtet ku bankat presin rritje te kerkeses ne 3-mujorin e katert te vitit 2010 si nga bizneset ashtu edhe nga individet. Bankat presin rritje me te shpejte te aktivitetit kreditues vecanerisht ne valute.

Samiti i G-20 kontroll me i rrepte ndaj bankave

Forcimi i kontrollit te bankave ka qene nje nga masat kryesore te vendosura ne diten e pare te samitit te lidereve te vendeve te grupimit G-20. Keshtu kryetaret e shteteve dhe te qeverive te 20 vendeve te industrializuara dhe atyre ne proces industrializimi kane rene dakord qe ndaj bankave te ushtrohen kontrolle me te rrepta ne menyre qe te mos lejohen premisat per krize. 20 vendet me te zhvilluara te botes moren gjithashtu vendim qe te reformojne FMN-ne. Reforma parashikon qe vendet si Kina dhe India si dhe vende te tjera me ekonomi te zhvilluar te marrin me shume pergjegjesi ne institucionet e rendesishme financiare edhe ne rastet e krizave. Mesohet se samiti nuk ka qene edhe aq i lehte dhe se tensionet jane te larta mes disa delegacioneve lidhur me ceshtjen si si te riparohet shtremberimi i monedhes dhe tregtise. Per shkak te spekulimeve lidhur me nje falimentim te mundshem financiar pese vende te Eurozones i kane dhene nje deklarate mirebesimi Dublinit. Ne deklaraten e dhene nga Gjermania Franca Britania e Madhe Spanja dhe Italia thuhet se ne ndihmat financiare per Irlanden nuk duhet te perdoren para private. Kancelarja gjermane Angela Merkel tha se BE ka pergatitur nje plan shpetimi me financat shteterore i cili mund te perdoret per problemet akute financiare te vendeve anetare. Me kete deklarate u hiqet frika bankave private garante te Irlandes se mbytur ne borxhe.

Interesat ne tregun nderbankar te parase
TRIBID Interesi i kerkuar per pranimin e depozitave
o/n njeditor 3.81
12M 12-mujor 6.97
6M 6-mujor 6.08
3M 3-mujor 5.18
1M 1-mujor 4.93
1E njejavor 4.38
TRIBOR Interesi i ofruar per vendosjen e depozitave
1M 1-mujor 6.59
1E njejavor 6.02
o/n njeditor 5.62
12M 12-mujor 8.27
6M 6-mujor 7.52
3M 3-mujor 6.96

13 Nentor 2010

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›