Avokatet kunder Nishanit: Letra per Ahmetin, nderhyrje ne gjyqesor
Tirane - Letra e derguar nga ministri i Brendshem, Bujar Nishani, diten e mases se sigurise per pezullimin e shefit te qarkullimit rrugor Tirane, Krenar Ahmeti, ka sjelle perplasje mes forumit te avokateve dhe ministrise. Nepermjet nje reagimi, nenkryetari i forumit te "Avokateve per drejtesi", Perparim Rama, ka bere te ditur se ky eshte nje rast ekstrem dhe flagrant i nderhyrjes ne pushtetin gjyqesor. "Po cenohet pavaresia e gjyqesorit", tha Perparim Rama, duke e cilesuar veprimin e ministrit si nje akt te paligjshem. "Reagimi i ketij funksionari te larte te dikasterit te Ministrise se Brendshme eshte nje qendrim haptazi antiligjor qe cenon ne menyre te drejtperdrejte parimin e ndarjes dhe balancimit te pushteteve qe konkretizohet ne nenin 7 te Kushtetutes", theksoi Perparim Rama. Por, nga ana tjeter, Ministria e Brendshme ka reaguar, duke bere te ditur se, "pas hetimeve te kryera nga ana e SHKB-se, rezultoi se kishim te benim me veprime te kundershtimit me dhune ndaj punonjesit te policise qe kryen detyren dhe mosbindje ndaj urdhrit te punonjesit te policise, per te cilat ishin bere edhe kallezimet perkatese". Kreu i dikasterit ka dale ne mbrojtje te vartesit te tij pasi ka lexuar edhe hetimet qe ka bere SHKB-ja ne Qarkullimin Rrugor, duke nxjerre vleresime per Ahmetin. "Nuk duhen sulmuar njerezit qe zbatojne ligjin", do shprehej Nishani ne Komisionin e Sigurise. Ndersa ne letren ndaj gjykates, duke nenvizuar faktin se nuk shkruante per te nderhyre ne punet e gjykates, ministri i parashtronte gjyqtares se Ahmeti kishte qene korrekt ne detyre dhe nuk duhej pezulluar.
Nje jave me pare, Gjykata e Tiranes ka pezulluar nga puna shefin e Qarkullimit
Rrugor, Krenar Ahmeti, ndaj te cilit kane nisur hetimet per vepren penal te arbitraritetit, pas denoncimeve te nje prokuroreje. Kryepolici mohoi akuzat dhe tha se zbatoi ligjin.
Nje jave me pare, Gjykata e Tiranes ka pezulluar nga puna shefin e Qarkullimit
Rrugor, Krenar Ahmeti, ndaj te cilit kane nisur hetimet per vepren penal te arbitraritetit, pas denoncimeve te nje prokuroreje. Kryepolici mohoi akuzat dhe tha se zbatoi ligjin.