E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shfrytezim prostitucioni, kapet i kerkuari

Lushnje - Nje 42-vjecar, nga Kavaja, eshte arrestuar mbremjen duke u gdhire dita e djeshme, pasi Gjykata e Rrethit te Lushnjes e kishte denuar me 16 vjet burg per "shfrytezim prostitucioni ne rrethana renduese". Dilaver Muja ka qene i kerkuar prej nje viti dhe eshte prangosur ne banesen e tij. Informacionet per vendndodhjen e tij jane siguruar nga policia e Kavajes. Kjo e fundit ka sinjalizuar agjentet e antitrafikut te Fierit, te cilet kane derguar drejt Kavajes jo vetem forca policore, por edhe dokumentacionin perkates per ndalimin e tij. Burimet e policise tregojne se babai i tre femijeve ka shfrytezuar per nje vit ne Itali nje 23-vjecare me inicialet E.R., banore e qytetit te Lushnjes.

Xh.B


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›