Heshtja e KLD-se per rishikimin e dosjes, Arjan Selimi ze shtatin
Tirane - Arjan Selimi perfundon ne gjendje te rende shendetesore, si pasoje e greves se nisur prej dy javesh ne Burgun 313 te Tiranes, ku mbahet i izoluar pas denimit me 16 vite burg per trafik nderkombetar droge, ne ceshtjen "Kompas". Pas refuzimit prej tij per t'u shtruar ne Spitalin e Burgut, mjeket e Burgut 313, jane detyruar qe ta vizitojne disa here per ta pasur nen kontroll ne shtratin e qelise. Prej dy ditesh, mesohet se Selimi nuk ka levizur fare nga krevati i tij, madje gjendja mesohet se eshte perkeqesuar aq shume, saqe ky i fundit nuk eshte ne gjendje as per te kryer nevojat personale. Burime nga Burgu 313 "Jordan Misja", kane bere me dije se vete drejtori Sajmir Mulgeci eshte shqetesuar per gjendjen e Selimit (Armando Andoni), madje ka vendosur qe ta dergoje me dhune ne Spitalin e Burgut, ku edhe te kurohet. Por, edhe pse jane bere disa tentativa, Selimi ka refuzuar, por do te qendroje ne regjim shtrati per te mos shkuar deri ne tragjedi. Pas vendimit te dhene nga ana e Gjykates se Apelit dhe denimin e tij me 16 vjet heqje lirie per vepren penale te trafikimit nderkombetar te lendeve narkotike, Selimi ka vendosur qe t'u dergoje nje leter KLD-se dhe Ministrise se Drejtesise, per te marre ne rishikim dosjen e tij. Por ka kaluar plot nje muaj qe kur ky i fundit i ka derguar leter KLD-se dhe nuk ka marre asnje pergjigje. Heshtja nga autoritetet e ka merzitur te denuarin, i cili ka humbur jo vetem shpresat, por ka kaluar nje gjendje te rende shendetesore. Selimi u beri apel autoriteteve per ta rishikuar edhe nje here dosjen e tij, pasi i jane shkelur te drejtat. Keto te drejta renditen qe nga menyra e denimit ne Gjykaten e Krimeve te Renda, vendim i dhene me date 11 janar te ketij viti. Sipas te denuarit, gjykata jo vetem qe nuk i ka lejuar ketij te fundit te gjykohej me gjykim te shkurtuar, por nuk ka pasur asnje prove. E vetmja prove qe dispononte organi i akuzes kunder Selimit kane qene CD-te e pergjimeve telefonike te kryera. Nderkohe qe, i pandehuri pretendon se edhe pas ekspertizes se zerit nuk u provua se zeri i pergjuar ishte i tij. Per kete ceshtje jane denuar 8 persona, ndersa edhe nena e Selimit i shkroi Kryeministrit per te zgjidhur kete situate.
R.C
R.C