E Hënë, 2 Nëntor 2026

Daci zbulon në Quo Vadis shumën më të madhe të parave që i është sekuestruar grupeve kriminale

Gazetarja Glidona Daci e ftuar në studion e Quo Vadis në Vizion Plus nën moderimin e Pranvera Borakaj tregoi shumën më të madhe të parave që i është sekuestruar grupeve kriminale.

Daci tha se në operacionet e fundit, vlera më e madhe ka qenë 3 milion euro cash plus sende dhe bizhuteri luksoze.

Ndërkohë, avokati Kujtim Ibra theksoi se në momentin që fitohen lekët e sekuestruara, nuk kërkohet dëmshpërblim, por vetëm vlera e sekuestruar.

 Pjesë nga biseda:

Borakaj: Në momentin që fitohen lekët e sekuestruara, kërkohet dëmshpërblim?

Ibraj: Jo, kërkojnë vetëm vlerën. Në shumicën e rasteve, vlera të vogla të kthehen. Vlerat 20-30 mijë euro të kthehen, pastaj kur kalon 100 mijë euro nuk kthehen se ti nuk i justifikon dot, dukshëm vin nga veprimtari kriminale.

Borakaj: Kemi nj statestikë të vlerës më të madhe që është sekuestruar?

Daci: Vlera më e madhe cash ka qenë 3 milionë euro dhe bizhuteri e sende luksoze në operacionin Revansh. Kjo më kujtohet që ka pasur vlerën më të madhe në operacionet e fundit.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›