“Iu sekuestruan pasuri me vlerë 50 milionë euro”, gazetari zbulon biznesmenin që u “godit” nga Prokuroria e Tiranës

I ftuar në “Quo Vadis” të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus, gazetari Esido Barkaj ka zbuluar operacionin ku Prokuroria e Tiranës ka sekuestruar më shumë pasuri.
Barkaj tha se në operacionin ndaj biznemenit Kristian Boçi, këtij të fundit i janë sekuestruar 50 milionë euro pasuri.
Pjesë nga biseda:
Barkaj: Biznesmeni Kristian Boçi, i janë sekuestruar pasuri me vlerë 50 milionë euro. Biznesmeni është në proces gjyqësor, ku pretendon t’i kthehen të gjitha pasuritë. Nga ana tjetër prokuroria ka dyshime që ky person është i lidhur me trafikantë.
Borakaj: Pyeten me origjinën e parave?
Barkaj: Patjetër që pyeten. Personat që kanë pasuri të frikshme lidhen me trafikun e drogës. Përgjithësisht personat që meren me drogë kryesisht figurojnë si të papunë. Restorantet ata i përdorin për të pastruar paratë.