E Shtunë, 31 Tetor 2026

Spitali i Bergamos bashkëpunon me QSUT

Italia ofrohet sërisht bashkëpuntore për shëndetësinë shqiptare. Këtë herë është spitali i Bergamos ai i cili do të ndihmojë dhe bashkëpunojë me Qendrën Spitalore Universitare "Nënë Tereza", por edhe spitale të tjera në vend. Ministria jonë e shëndetësisë ka firmosur së fundmi protokollin e bashkëpunimit me përfaqësues të spitalit të Bergamos dhe rajonit të Lombardisë, sipas së cilit do të ketë disa fusha në të cilat do të bashkëpunohet. Në këtë takim zyrtar, pala italiane është shprehur e gatshme të kontribuojë me të gjitha mundësitë për përmirësimin e shëndetësisë shqiptare. Përfaqësueit e spitalit të Bergamos, ftuan ekipin e parë të vizitojë dhe të trajnohen në Itali.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›