LSI: Shkeljet e bashkisë për të pastrehët
VLORE – Lëvizja Socialiste për Integrim ka reaguar dje, duke e cilësuar jotransparent vendimin e Këshillit Bashkiak të Vlorës në ndarjen e apartamenteve për 24 familje të pastreha.
Në një konferencë për shtyp, përfaqësuesja e saj, Brisida Gjikondi ka shprehur shkeljet e rënda mbi kërkesat e 4000 të pastrehëve vlonjatë të depozituara pranë Bashkisë së Vlorës. “Ato nuk i janë nënshtruar 6 muaj përpara trajtimit nga strukturat e bashkisë dhe nga ana e komisionit të strehimit, (i cili mungon totalisht edhe pse është detyrë e kryetarit të bashkisë). Nuk i janë nënshtruar ligjit për shpalljen 1-mujore paraprake, që janë përzgjedhur për t’u trajtuar si të pastrehë; nuk i janë nënshtruar të drejtës ligjore për t’u ankimuar për personat që nuk janë përfshirë në këto lista brenda tre muajve siç përcaktohet qartë nga ligji. Kjo listë është konceptuar jo duke u bazuar në ligj, moral dhe humanizëm, por në një mekanizëm korruptiv të bazuar në përzgjedhjen mafioze politike ndërmjet PD dhe PS”, deklaroi Gjikondi, sipas së cilës do të kërkohet ndërhyrja e Avokatit të Popullit për këtë çështje delikate. q.b