E Shtunë, 31 Tetor 2026

Avokati Mlladic u trajtua per kancer dy vjet me pare

Avokati i te dyshuarit per krime lufte Ratko Mlladic thote se ka dokumente mjekesore qe tregojne se ish gjenerali eshte trajtuar per kancer dy vjet me pare ne nje spital serb.

Avokati Milosh Saljic tha se Mlladici kishte kancer te gjendrrave limfatike dhe iu nenshtrua trajtimit ne vitin 2009. Saljic me pare ka deklaruar se klienti i tij ka vuajtur te pakten dy goditje ne tru dhe nuk do te jetoje per te dale ne gjyq. Ai u perpoq te vononte ekstradimin e Mlladicit ne Hage ku neser ai do te paraqitet per tu njohur me akuzat.

Gjykata e Hages do ti kerkoje ish gjeneralit te identifikoje veten dhe te deklaroje pozicionin e tij per 11 akuzat per krime lufte dhe krime kunder njerezimit perfshi gjenocid gjate luftes se Bosnjes ne fillim te viteve 1990. Mlladici ka te drejte ta shtyje deklaraten e tij deri ne nje muaj.

Kryeprokurori i Hages Serge Brammertz vleresoi arrestimin e Mlladicit duke thene se ai duhet te mbahet pergjegjes per perdorimin e pozites se tij per te shkaterruar komunitete dhe per te percare vendin.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›