E Shtunë, 31 Tetor 2026

Roshi: Ju kërkoj ndjesë për stresin e shkaktuar

TIRANË- Kryetari i bashkisë së Kavajës Elvis Roshi nëpërmjet një letre të hapur në emër të tij dhe familjes Roshi i ka kërkuar ndjesë publike mbarë opinionit për tronditjen që shkaktoi lajmi i bashkëshortes së tij.

“Në emër të familjes time dhe të afërmve, si edhe në emrin tim personal, i kërkoj ndjesë opinionit publik për tmerrin e lajmit të djeshëm që sot rezultoi i pavërtetë.U kërkoj ndjesë bashkëqytetarëve të mi Kavajas që ndanë me mua dhe familjen orët e mia më të vështira të jetës. U kërkoj ndjesë të vecantë miqve të Partisë Socialiste që nuk u kursyen në solidaritetin me familjen time”,- thuhet në letrën e Roshit drejtuar pulikut.

Ndërkohë Roshi ka falenderuar gjithë instancat të cilat u angazhuan në zbardhjen sa më të shpejtë të vërtetës.

“Falenderoj prokurorinë dhe mjekët e përfshirë në zbardhjen e ngjarjes. Ata bënë gjithshka me shpejtësi, profesionalizëm dhe mirësjellje njerëzore. U kërkoj ndjesë edhe atyre për gjithë atë stres. Falenderoj edhe median për vëmendjen e vecantë.”,- vijon letrën e tij kreu i bashkisë së Kavajës Elvi Roshi.
(e.m/BalkanWeb) Lidhje te tjera Letra e plotë e kryetarit të bashkisë së Kavajës

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›