Letra e plotë kryetarit të bashkisë së Kavajës
DEKLARATE NDJESE PER PUBLIKUN
Në emër të familjes time, të babait, nënës, vëllait, motrës dhe të afërmve, si edhe në emrin tim personal, i kërkoj ndjesë opinionit publik për tmerrin e lajmit të djeshëm që sot rezultoi i pavërtetë.
U kërkoj ndjesë bashkëqytetarëve të mi kavajas që ndanë me mua dhe familjen orët e mia më të vështira të jetës duke na ndenjur pranë gjatë kohës kur e vërteta për ne ishte fare tjetër nga sa doli.
U kërkoj ndjesë të vecantë miqve të Partisë Socialiste që nuk u kursyen në solidaritetin me familjen time.
Falenderoj prokurorinë dhe mjekët e përfshirë në zbardhjen e ngjarjes. Ata bënë gjithshka me shpejtësi, profesionalizëm dhe mirësjellje njerëzore. U kërkoj ndjesë edhe atyre për gjithë atë stres.
Falenderoj edhe median për vëmendjen e vecantë. Kërkoj të na falin për mundimin e tyre dje të gjithë gazetarët e kameramanët që qëndruan me orë deri natën në rrugën para shtëpisë.
Cdo njeri mund ta kuptojë fare mirë gjendjen shumë të vështirë ku unë vetë ndodhem.
E vetmja gjë që premtoj me bindjen më të thellë është angazhimi im maksimal për t’u shërbyer qytetarëve kavajas dhe qytetit tim, me të cilin ndjehem sot në një borxh edhe më të madh.
(BalkanWeb)