Sekuestrimi i birrës Norga, Malaj e Uldedaj të shqetësuar
TIRANË- Për sekuestrimin e birrës Norga nga Raiffeisen Bank kanë reaguar edhe anëtarët e Komisionit Parlamentar të Ekonomisë, ish-ministri i Financave Arben Malaj dhe deputeti Gjok Uldedaj. Ata argumentojnë se banka duhet t’i ofrojë një tjetër mundësi kompanisë për të vazhduar ciklin e prodhimit, pasi sekuestrimi nuk është një zgjidhje dhe ka kosto të mëdha ekonomike dhe sociale.
“Marrëdhëniet bankë me kompantitë private janë specifike, je thjesht marrëdhënie që banka i shet para një kompanie dhe ku një kompani merr një kredi dhe që këtu marrëdhëniet mes tyre mbarojnë me kthimin e kësteve. Cdo ndërhyrje qoftë edhe me të drejtën formale të bankës, mbi një kompani të cilën e ka kredituar dhe ka vonesa në kthimin e kreditimit, ndërhyrje në procesin teknologjik, veprime vulgare të ndërprerjes në mes të procesit teknologjik besoj se dëmtojnë rëndë edhe kompaninë edhe bankën. Kur ndërpritet procesi teknologjik, humbjet shtohen. Ndoshta kolaterali i kompanisë i mjafton bakës për të mbuluar kredinë e dhënë por humbjet që pëson kompania, pasojat ekonomike dhe sociale që krijohen nga marrëdhëniet midis një kompanie që është jo e vogël, kreditorëve që e kanë furnizuar, pra efekti zinxhir mund të vijë edhe tek firmat e tjera. Kështu që jo thjesht për këtë rast, por si ekonomist i përmbahem një qëndrimi dhe besoj që kur cikli ekonomik është në vështirësi zbatimi në mënyrë apriori i disa marrëdhënieve burokratike dëmton interesat e kompanive dhe të bankave dhe jep efekt negativ në ekonominë e vendit”, u shpreh Malaj.
Deputeti Gjok Uldedaj i bën thirrje për të ndërhyrë edhe Bankës së Shqipërisë, e cila nuk duhet të mbrojë vetëm interesat e bankave por të vlerësojë edhe situatën e bizneseve, si partner për zhvillimin e ekonomisë.
“Duhet të gjendet një gjuhë e përbashkët komunikimi edhe me ndërhyrjen e Bankës së Shqipërisë. Kemi të bëjmë këtu me biznesin, që mban peshën e ekonomisë. Banka e Shqipërisë nuk duhet të mbajë vetëm anën e bankave të nivelit të dytë por të shikojë edhe marrëdhënien me biznesin jo vetëm në afat të shkurtër”, tha Uldedaj.
Raiffeisen Bank Bank ka sekuestruar birrën Norga për shkak të mos shlyerjes së kësteve të kredisë. Kjo komani ka mbi 300 të punësuar dhe ka ndikim në zhvillimin ekonomik dhe social të zonës.
(m.a/NEWS24/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: Sekuestrimi i birrës Norga, Malaj e Uldedaj të shqetësuar