E Diel, 1 Nëntor 2026

Avokati i Breivik Klienti im i semure psikik

Avokati mbojtes i norvegjezit Anders Behring Breivik tha se faktet lene te kuptohet se klienti i tij eshte i semure mendor.

Gjate nje konference shtypi sot ne Oslo avokati Geir Lippestad tha se Breivik nuk eshte ne dijeni te numrit te vdekjeve apo te reagimit te publikut per sulmet e se premtes qe lane 76 te vdekur.

Breivik ka pranuar kryerjen e sulmeve duke deklaruar se veproi per te shpetuar Evropen nga ajo qe e quan kolonizim mysliman.

Lippestad tha se klienti i tij kishte marre ilace per te qene i forte dhe eficent. Avokati tha se Breivik pretendon te jete pjese e nje rrjeti anti-islamik qe ka dy organizata ne Norvegji dhe disa te tjere jashte vendit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›