E Shtunë, 31 Tetor 2026

Obama Deshtimi per te rritur tavanin e borxhit me pasoja te renda

Ligjvenesit amerikane do te vazhdojne edhe sot diskutimet lidhur me dy plane qe jane paraqitur per rritjen e tavanit te borxhit ndersa afron afati i caktuar per arritjen e marreveshjes.

Presidenti Barak Obama tha mbreme ne nje fjalim te transmetuar me televizion se Kongresi rrezikon te nxise nje krize te thelle ekonomike ne vend ne se ligjvenesit deshtojne ne arritjen e nje kompromisi lidhur me tavanin e borxhit deri me 2 gusht.

Presidenti amerikan ju drejtua vendit mbreme disa ore pasi udheheqesit demokrate dhe republikane ne kongres shfaqen plane rivale per te shkurtuar shpenzimet dhe rritur tavanin e borxheve per te menjanuar falimentimin.

Presidenti mbeshteti nje plan te propozuar nga udheheqesi demokrat i Senatit Harry Reid plani i te cilit kerkon shkurtimin e 27 trilione dollareve dhe rritjen e tavanit te borxhti deri ne zgjedhjet e pergjithshme ne nentor te vitit te ardhshem.

Presidenti hodhi poshte nje plan te njoftuar te henen nga kryetari republikan i Dhomes se Perfaqesuesve John Boehner. Plani i ketij te fundit do te rriste menjehere kufirin e huamarrjes me 1 trilion dollare dhe do te shkurtonte shpenzimet me 1 2 trilione dollare. Zoti Obama tha se kjo eshte nje zgjidhje afatshkurter.

Jave te tera negociatash te deshtuara ndermjet Shtepise se Bardhe dhe Kongresi e kane lene vendin te perballet me ate qe presidenti e quajti nje ngerc te rrezikshem. Ai tha se falimentimi do te jete nje perfundim i papergjegjshem dhe i pamatur.

Presidenti kritikoi republikanet konservatore qe kerkojne zgjidhjen e krizes se borxheve vetem permes shkurtimit te shpenzimeve pa kerkuar nga korporatat dhe amerikanet e pasur qe te kontribojne permes ndryshimeve te rregullave te taksimit.

Zoti Boehner perseri te henen foli ne favor te amendamentit ne kushtetuten amerikane per balancimin e buxhetit. Ai tha ne nje fjalim televiziv se kjo do te ndalonte Washingtonin te shpenzonte parate qe nuk i ka. Ai po ashtu akuzoi zotin Obama per mos gatishmerine per kompromis.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›