E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA keqardhje qe veprimi i qeverise se Kosoves ne veri nuk u koordinua

Nje zyrtare amerikane tha se Shtetet e Bashkuara shprehin keqardhje qe veprimi i qeverise se Kosoves per te marre nen kontroll vendkalimet kufitare doganore ne veri nuk u koordinuan me bashkesine nderkombetare.

Haidi Bronk Fullton zedhenese ne detyre e Departamentit te Shtetit u beri thirrje qeverive te Kosoves dhe Serbise te vazhdojne te punojne urgjentisht per ctensionimin e gjendjes.

Ajo tha ne nje deklarate se Shtetet e Bashkuara vleresojne lart veprimet e shpejta te forces paqeruajtese te NATO-s ne Kosove per te ulur tensionet dhe per te krijuar nje mjedis te qete dhe te sigurt. Shtetet e Bashkuara tha ajo do te vazhdojne te mbeshtesin KFOR-in dhe aktoret e tjere nderkombetare ne kete detyre.

Zonja Bronk Fullton tha se Shtetet e Bashkuara u bejne thirrje te gjitha paleve qe te permbahen nga perdorimi i dhunes.

Levizja e lire e mallrave mes Serbise dhe Kosoves shtoi ajo duhet te trajtohet ne kuader te dialogut te lehtesuar nga Bashkimi Evropian.

Ne deklarate thuhet se aktet e njeanshme nga te dyja palet - vendosja nga Serbia e nje embargoje te njeanshme ndaj mallrave te Kosoves ne vitin 2008 dhe vendimi i fundit i Kosoves per te vepruar njelloj pas deshtimit te te dy paleve per normalizimin e doganave - kane rezultuar ne bllokimin e tanishem.

Shtetet e Bashkuara thuhet ne deklarate kane besim ne menaxhimin nga BE-ja te dialogut dhe u bejne thirrje te dyja paleve te kthehen menjehere ne tryezen e bisedimeve.

Shtetet e Bashkuara thuhet aty presin qe Kosova dhe Serbia permes dialogut te krijojne kushtet pozitive dhe reciproke qe lejojne levizjen e lire te njerezve dhe te mallrave mes tyre.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›