E Shtunë, 31 Tetor 2026

Avokati i Fazllic: Klienti im, i pafajshem

Avokati i biznesmenit boshnjak Damir Fazllic, Genc Gjokutaj ka konfirmuar per Top Channel se ndaj klientit te tij ka filluar nje procedim penal nga ana e prokurorise se Tiranes.

Por duke folur ne emisionin “Shqip” ne Top Channel, avokati ka hedhur poshte pretendimet e prokurorise, duke deklaruar se ato nuk bazohen ne prova por vetem tek lajmet e mediave.

“Ndaj zotit Fazllic ka filluar nje procedim penal nga prokuroria e Tiranes. Por si mbrojtesi i tij une duhet te them se ai eshte i pafajshem dhe se ky procedim penal eshte nul, pasi vetem nga burime mediatike prokuroria ka arritur ne konkluzionin se kemi te bejme me pastrimin e produkteve qe rrjedhin nga nje veper penale. Burimi mediatik nuk mund te sherbeje si premise per te ndermarre nje ceshtje penale, pa bere me pare nje verifikim administrativ”, ka pohuar Gjokutaj.

Avokati ka sqaruar se per momentin ndaj Fazllic nuk ka ndonje akuze konkrete dhe se te gjitha levizjet financiare qe ai ka bere ne Shqiperi kane qene ligjore.

“Nuk me kane komunikuar ndonje akuze konkrete ndaj Fazllic. Persa i perket kompanise “Crown Acquisitions”, gjithcka eshte bere me para te ardhura ne rruge bankare dhe kontrata eshte reale. Zotit Fazllic i jane sekuestruar pronat ne menyre te paarsyeshme”, ka theksuar Gjokutaj.

Me tej ai e ka cilesuar procesin e nisur nga prokuroria si nje proces politik per faktin se akuza e ka ngritur ate ne baze te mediave dhe ka shprehur bindjen se ceshtja do te mbyllet me pafajesine e Fazllic.

“Ky proces eshte fund e krye politik, pasi eshte regjistruar nje procedim penal si asnjehere me pare. Prokuroria po mundohet te hedhe drite mbi nje pjese qe mbetet per t’u pare. Prokuroria ka shkelur gazin me shume sec duhet, ka kaluar kompetencat dhe jane shkelur te drejtat e nje njeriu. Fundi i ketij procesi do te jete pafajesia”, ka shtuar Gjokutaj.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›