E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ngjela: Qeveria e implikuar ne aferat e Fazllic

Sipas deputetit te pavarur, Spartak Ngjela, ne ceshtjen “Fazllic” nuk shihet ana formale, por shihet me shume brenda saj. Gjate emsionit “Shqip”, Ngjela eshte shprehur me nota te forta kunder biznesmenit boshnjak dhe maxhorances, duke theksuar se rasti “Fazllic” eshte nje rast klasik ku pastrohen parate.

“Pse ka kaq shqetesim te madh? Po ia aprovuan qe ka pastruar para ai do shkoje ne burg. Eshte rast unik ne bote qe qeveria dhe kryeministri i nje shteti i del ne mbrojtje nje biznesmeni te dyshuar edhe ne opinionin nderkombetar. Fakti qe kane frike do te thote se jane te implikuar. Ky rast krijoi lufte institucionale. Nese e shikojme me vemendje, ketu ka nje interesim nderkombetar per kete ceshtje. Tensioni i madh qeveritar te le te kuptosh se ka dicka brenda”, theksoi Ngjela, sipas te cilit, prokuroria duhet ta vazhdoje kete ceshtje.

“Ka nje specifike shume te vecante, pasi prokuroria ka mbeshtetjen amerikane dhe nderkombetrare”, shtoi ish deputeti demokrat, duke shtuar se presidenti eshte garanti kryesor i gjyqesorit te pavarur. “Rruga eshte e mire qe prokuroria nuk eshte ne doren e ekzekutivit deri tani. Te shohim tani, kur te shkoje topi ne gjykate, a do te jete gjykata e pavarur?”, vijoi avokat Ngjela.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›