Shehu: Ivestimet ne 2009, 1 mld dollare

Ne nje interviste per Top Channel, duke komentuar buxhetin e ri per vitin e ardhshem, zevendesministri i Financave Sherefedin Shehu thote se qeveria do te financoje me te ardhurat e saj vetem 50 perqind te kesaj shume, ndersa pjesa tjeter do te sigurohet nga kredite e huaja, pjesa derrmuese e te cilave do te jene tregtare.
“Kredia tregtare per vitin 2009 do te jete nga 250 ne 300 milione euro”, ka saktesuar Shehu.
Borxhi qe qeveria kerkon te marre ne tregun nderkombetar ne kushtet e nje krize financiare mund te sjelle interesa te larta, por zevendesministri shprehet se ne nje skenar te dyte, ata parashikojne marrjen nje borxhi afatshkurter, duke emetuar bono thesari ne valute.
Por a do te kercenoje kjo skeme deficitin buxhetor, per te cilin qeveria shqiptare tentoi kete vit ta dy fishoje, por pati barriere Fondin Monetar Nderkombetar. “FMN ka rekomanduar 3,5%, por ky rekomandim eshte i muajit shtator. Aktualisht ka nje dakordesi pasi bota po kalon nje krize financiare dhe ne kriza te tilla qeverite rrisin deficitin me qellim qe te injektojme sa me shume para ne ekonomi”, ka sqaruar Shehu.
Por ky parim duket se nuk mbeshtetet nga FMN, te pakten nga zyra e saj ne Tirane. “Ne keto kushte, mesazhi me i qarte qe mund te jepet per investitoret e huaj eshte mbajtja e nje deficiti te ulet”, deklaroi disa dite me pare perfaqesuesja e FMN, Ann Margaret Westin.